Site icon Telegrafi

Sllovenia mbështet Ukrainën, i dërgon dhjetëra tanke të tipit M-55S – publikohen pamjet

Shteti slloven i ka dërguar Ukrainës e cila po lufton kundër pushtimin rus 23 tanke, në rrjetet sociale janë parë imazhet e para të stërvitjes se ushtarëve ukrainas me këto tanke.

Këto tanke edhe pse nuk janë ajo çka po kërkon Ukraina, po janë efikase për ti qëndruar përballë tankeve ruse. Në rrjetet sociale po qarkullojnë videot e para të stërvitjes së ushtarëve ukrainas me tanke M-55S të dhuruara nga Sllovenia.

Kryeministri slloven Robert Golob në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në shtator arriti një marrëveshje sipas së cilës Gjermania do t’i jepte Sllovenisë 40 kamionë ushtarakë dhe Sllovenia nga ana e saj do të furnizonte Ukrainën me 28 M-55S.

M-55S është një T-55 sovjetik i modernizuar thellësisht, një lloj tanku që hyri në shërbim për herë të parë në fund të viteve 1950.

Në vitet 1990, ushtria sllovene pagoi firmën izraelite Elbit dhe STO RAVNE në Slloveni për të modifikuar 30 nga T-55-at e saj prej 36 tonësh, raporton Dukagjini.

Tanket u modernizuan me armë L7 105 mm, mbrojtje ERA dhe kompjuterë balistikë. Modernizimi i tankeve u krye nga kompania izraelite Elbit me mbështetjen e kompanisë sllovene STO RAVNE.

Me të gjitha modernizimet, të cilat përfshijnë motorë të rinj, këto tanke mund të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me T-72 dhe tanke të tjerë më të vjetër që Rusia po dërgon në Ukrainë në sasi në rritje.

Ukraina ka kërkuar vazhdimisht tanke të prodhimit perëndimor nga aleatët e saj perëndimorë, por deri më tani ajo ka marrë vetëm furnizime me tanke të prodhimit sovjetik që ishin në arsenalin e vendeve të NATO-s.

Exit mobile version