Skype mundëson video-thirrje nga telefoni dhe televizori

Funksionet e reja që përdoruesit e platformës iOS mund t’i përdorin në Skype janë të projektuara që t’u mundësojnë përdoruesve video thirrjet nga të gjitha pajisjet mobile që bazohen në iOS.
Rritja e numrit të konsumatorëve të Skype, ka bërë që kjo e fundit të mundësojë opsione të shumta të thirrjeve, duke përfshirë edhe mundësinë e thirrjes përmes softuerit të njohur si Skype TV.
Skype TV tanimë është në dispozicion në disa aparate televizive, të cilat prodhohen nga LG, Samsung dhe Panasonic, ndërsa prodhuesit tjerë si Sony dhe Vizio, të cilët thonë se së shpejti do ta bashkëngjisin këtë veçori në linjën e tyre të televizorëve HD. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
10/02/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































