Skoda prezanton një version modern të sedanit klasik

Dizajneri i kompanisë Skoda Auto krijoi një vizion modern të modelit legjendar Skoda 100, vetura e parë e markës çeke që tejkaloi limitin e një milion njësive të prodhuara.
Skoda 100 u prodhua nga viti 1969 deri në vitin 1977.
Modeli u prezantua si një veturë e përballueshme për njerëzit, por të kesh një automjet personal ishte një gjë e rrallë në ato vite.
Kjo e frymëzoi projektuesin Martin Paclt të riinterpretonte Skoda 100 me një karakter të stilit të sedanit premium.
Raportohet se Skoda 100 fuqizohej nga një motor 1.0 litërsh me katër cilindra. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































