Fitorja e Bregut të Fildishtë në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës ndaj Malit përfundoi me skena të shëmtuara pasi lojtarët e kësaj të fundit u përplasen ashpër me gjyqtarin pas ndeshjes.

Zëvendësimet e Bregut të Fildishtë, Simon Adingra dhe Oumar Diakite, shënuan në 15 minutat e dyta të vazhdimeve, për të rikthyer epërsinë në favor të tyre dhe për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale.


Sidoqoftë, ishte një ndeshje e tensionuar me Odilon Kossonou të Bregut të Fildishtë që u ndëshkua me karton të kuq pak para pjesës së parë, pastaj me Oumar Diakite dhe Hamari Traore që gjithashtu morën të kuqin.

Ky i pari u ndëshkua për shkak se hoqi fanellën gjatë festës së golit ndërsa ky i dyti për shkak të protestave të tepruara.

Gjyqtari Mohamed Adel u desh të largohej me shpejtësi nga fusha pasi lojtarët e zemëruar të Malit filluan të përleshen me të.

Bregu i Fildishtë i cili në këtë edicion të Kupës së Kombeve të Afrikës është nikoqir i këtij kompeticioni, e ka fituar atë në dy raste, fillimisht në 1992 dhe pastaj në 2015.

Për të siguruar biletën për në finalen e madhe, Bregu i Fildishtë duhet të mposht Kongon në gjysmëfinale./Telegrafi/

telegrafi sport app