Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF) ka publikuar të enjten raportin mbi tipologjitë e pastrimit të parave të personave të ekspozuar politikisht në vend. Përmes shembjeve dhe rasteve shumë konkrete Inteligjenca Financiare pasqyron pastrimin e milionave eurove përmes bizneseve të ndryshme, kredive, investimeve në patundshmëri, por edhe transfereve të mjeteve nga shtete të ndryshme të botës.
Në raportin mbi tipologjitë e shpëlarjes së parave të publikuar të enjten nga Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF) thuhet se një subjekt raportues ka paraqitur në NJIF një raport të transaksioneve të dyshimta, duke përfshirë informacione financiare rreth një personi të ekspozuar politikisht (PEP), i paraqitur në raport si personi B.
Në raport më tutje thuhet se në qendër të informacionit të raportuar është një kredi bankare në emër të një personit të identifikuar si A, që është pronar i dy bizneseve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në vend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Po ashtu edhe personi B është bashkëpronar në njërën prej tyre.
“Kredia është përdorur për kryerjen e pagesave që lidhen me punën që kryhet nga personi A në një pronë në zotërim të personit B. Në funksion të analizës së mëtejshme të informacionit NJIF kërkoi të dhëna shtesë nga subjektet raportuese, nga të cilat rezultoi se personi A kishte marrë tetë kredi në total, të cilat ishin paguar ende pa përfunduar pagesa e kredisë së mëparshme. Vlera e kredive të përdorura nga personi A ishte mbi 200.000 euro, ndërsa totali i kredive ishte rreth 3.000.000 euro dhe qartazi tejkalonin aftësitë financiare të personit B”, thuhet në raport. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre
KEK, B1-shi kthehet në punë në orët e mbrëmjes

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës