LAJMI I FUNDIT:

S’ka PlayStation 4 edhe për një kohë!

S’ka PlayStation 4 edhe për një kohë!

Pavarësisht faktit se disa hollësi për planet e reja të kompanisë Sony për konzolën e re PlayStation 4, ishin zbuluar kohëve të fundit, zyrtarët e kompanisë thonë se rruga e kësaj konzole deri në paraqitjen e saj në treg, është e gjatë.

Për më tepër, duhet theksuar se fokusi aktual i kompanisë Sony është edhe paraqitja e kompjuterëve të ri tablet, të cilët janë paralajmëruar së fundmi.

“PlayStation 3 është me të vërtetë një konzolë e avancuar” ka thënë drejtori amerikan i PlayStation, Jack Tretton. “Dhe nga aspekti teknologjik, unë nuk besoj se është e mundur të shkojmë përtej asaj që ofrojmë aktualisht” ka thënë ai.


Sipas tij, ende nuk është koha e duhur për lansimin e modelit të ri të konzolës, duke e marrë parasysh faktin, se konkurrentët e PS3 po shtojnë funksione të cilat tashmë janë pjesë e kësaj konzole.

Dhe pikërisht, këto janë disa nga arsyet pse kompania Sony nuk ngutet të dal me modelin e ri të konzolës, gjeneratën e re, PS4. / Telegrafi /