Sivjet nis autostrada me tunel Elbasan-Tiranë

“Informoj se qeveria gjatë këtij viti nis ndërtimin e kësaj rruge”, tha kryeministri duke shtuar se “ky projekt jo vetëm shkurton me tunelin e tij në mënyrë të ndjeshme distancën Elbasan –Tiranë, por shkurton ndjeshëm edhe distancën Korçë -Tiranë, Berat - Tiranë dheTepelenë - Tiranë”
Kryeministri Berisha nënvizoi se “autostrada Tiranë -Elbasan, do të jetë pas rrugës së Arbrit, një nga projektet më madhore të qeverisë gjatë këtyre katër viteve".
Kryeministri Berisha shtoi se “jemi të vendosur që Shqipëria e vitit 2013 të jetë një Shqipëri krejt tjetër ku shqiptarët të lëvizin në të katër anët të vendit në një kohë më të shkurtër për të kapur kryeqytetin e tyre”.
Nga
Telegrafi
08/02/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































