Sipas tij, Siria “është bërë çështja më shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar”, ndërkaq i ka bërë thirrje regjimit sirian, që të lejojë qasjen e organizatave humanitare.

Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë fundin e dhunës. “Nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Ki-moon gjatë një vizite zyrtare në Indonezi.


Të hënën, aleati i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Rusia, i është bashkuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në thirrjet drejtuar Sirisë, për dy orë armëpushim humanitar në ditë.

Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje regjimit sirian “dhe të gjitha grupeve të armatosura që kundërshtojnë atë”, të pajtohen pa vonesa për armëpushimin.

OKB-ja vlerëson se numri i të vrarëve nga dhuna njëvjeçare në Siri kalon shifrën 8.000. /Telegrafi/