Nga: Kim Ghattas / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
“Jemi ndëshkuar për të shpresuar”. Këto ishin fjalët e dramaturgut sirian Saadallah Wannous në vitin 1996, gjatë një fjalimi për Ditën Botërore të Teatrit. Siria ishte nën kontrollin e hekurt të Hafez al-Assadit, i cili mbante gjithashtu 35 mijë trupa në Liban. Izraeli dhe grupi militant shiit Hizbollah që ishte klient i Damaskut dhe Teheranit, atë vit zhvilluan një luftë 17-ditore.
Shpresa për Sirinë nuk do të vinte deri në vitin 2011, kur një kryengritje civile dhe një rebelim i armatosur kundër djalit të Assadit, Basharit, u përpoq të rrëzonte regjimin. Dëshpërimi, përçarja dhe dhuna e madhe që regjimi – për të qëndruar në pushtet – shkaktoi në Siri me ndihmën e Rusisë, Iranit dhe Hizbollahut, dënoi qindra mijëra njerëz me vdekje dhe tortura, ndërsa miliona të tjerë me zhvendosje ose mërgim. Assadi mbijetoi, por qeveriste mbi një grumbull rrënojash. Sirianët u ndëshkuan përsëri për të shpresuar – ata nuk u dorëzuan kurrë.
Po ashtu nga Kim Ghattas:
– Lindja e Mesme po luan me ruletë derisa të gjithë po bëjnë baste për kohën
– Protestuesit e Iranit janë në tërheqje, por për sa kohë?
Ngjarjet e befasishme gjatë 13 ditëve të fundit, që çuan në rënien e shpejtë të regjimit, kanë tronditur botën. Statujat e Assadëve, të babait dhe të birit, janë përmbysur. Dyert e burgjeve janë hapur. Familjet janë ribashkuar pas viteve të tëra të ndarjes përgjatë vijave të frontit. Mijëra njerëz po përpiqen të kthehen në Siri pas shumë vitesh në mërgim. Duket se largimi i diktatorit vrasës ishte thjeshtë përgjigja ndaj krizës së refugjatëve që çoi miliona sirianë në vendet fqinje dhe në Evropë. Në vend të kësaj, muajt e fundit më shumë vende janë përpjekur të normalizojnë marrëdhëniet me Assadin. Italia madje dërgoi përsëri ambasadorin e saj në Damask.
Siria e përmbysi botën. Në gusht 2013, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, dështoi të zbatonte “vijën e kuqe” që kishte vendosur për përdorimin e armëve kimike nga Assadi. Sirianët ndiheshin të braktisur në fatin e tyre. Pati një rritje të luftëtarëve të huaj që udhëtonin drejt Sirisë për të ndihmuar rebelët. Shpejt, ISIS-i po pushtonte territoret nga Iraku në Siri. Deri në vitin 2014, miliona sirianë iknin nga vendi, drejt Evropës, ku kriza e refugjatëve trazoi politikën, çoi në rritjen e populizmit, të së djathtës ekstreme dhe përgatiti terrenin për Brexit-in. “Vija e kuqe” e lëvizshme u interpretua gjithashtu si dobësi nga Rusia, e cila ndërhyri për të shpëtuar Assadin duke rritur praninë e saj ushtarake dhe duke testuar arsenalin e saj luftarak – përfshirë bombardimin e spitaleve.
Konflikti sirian po dëshmohet të jetë thembra e Akilit për boshtin iranian. Aleat i Republikës Islamike që nga themelimi i saj në vitin 1979, regjimi i Assadit i kërkoi ndihmë Teheranit për të shtypur kryengritjen. Hizbollahu dërgoi mijëra burra në Siri, duke u transformuar nga një parti politike dhe grup militant libanez në një forcë pushtuese iraniane. Por, lufta e Hizbollahut në mënyrë të hapur në Siri, për një dekadë e ekspozoi atë ndaj syrit vëzhgues të Izraelit. Kjo ndihmoi fushatën e fundit ushtarake të Izraelit, e cila shkatërroi udhëheqjen e grupit dhe dobësoi shumë nga kapacitetet e tij. Vetëbesimi i Iranit u rrit ndërsa shtoi një tjetër kryeqytet arab nën kontrollin e tij. Por, ndihma për Damaskun gjithashtu e lodhi kapacitetin e Teheranit, devijoi burimet dhe ekspozoi dobësitë e tij.
Ka qenë një vit rrëqethës në Lindjen e Mesme – që nga masakra e Hamasit ndaj izraelitëve më 7 tetor, deri te më shumë se 40 mijë palestinezë të vrarë në luftën e Izraelit kundër Gazës dhe te fushata e ashpër e bombardimeve të Izraelit ndaj Hizbollahut që shkatërroi pjesë të Libanit. Ky varg ngjarjesh shkatërruese i ka lënë njerëzit të rraskapitur nga dhuna, të mpirë nga dhimbja e humbjes dhe të zhgënjyer nga një rend i udhëhequr nga Perëndimi që premton liri dhe të drejta të njeriut, por që dështon t’i mbrojë këto parime në Gazë. Ngjarjet në Siri po japin tani një farë ngushëllimi. Siç më tha një mik në Bejrut: “Në vitin 2024, shpresa nuk ishte në planet e mia”.
Lista e sfidave për Sirinë është e gjatë, përfshirë shqetësimet e thella për vizionin e grupit rebel Hayat Tahrir al-Sham për të ardhmen, për mundësinë e hakmarrjeve të dhunshme pas pesë dekadave shtypjeje dhe për rrezikun e ringjalljes së ISIS-it. Sirianët nuk kanë nevojë të kujtohen për këtë – ata e dinë mirë, edhe teksa festojnë. Ata kanë nevojë për përpjekje me vullnet të mirë për të mbështetur tranzicionin, gjë që nënkupton edhe përfundimin e ndërhyrjeve të huaja, përfshirë ato nga lojtarët rajonalë, rivalitetet e të cilëve janë luajtur në tokën siriane.
Sa për rrezikun e luftës ndërmjet fraksioneve, vendi ka duruar tashmë vite të tëra konflikti midis grupeve rivale. Sirianët kanë menduar për këtë moment për më shumë se një dekadë; ata mund të kenë krijuar një kuptim të ri për unitetin në zjarrin e luftës. Kështu, ka pasur festime për rënien e Assadit edhe në bastione të regjimit, si në Latakia.
Jemi ndëshkuar që përsëri të shpresojmë. Shpresa mund të mos jetë një strategji – por, mund të rrëzojë diktatorët dhe ndoshta edhe të rindërtojë një vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Shokon Driloni, tregon pa dashje se ka marrë informacione nga jashtë përmes banorëve të rinj
Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik
Milaimi pretendon se Driloni dhe Xheneta janë të virgjër, ndërsa tregon se vetë ka pasur vetëm tri të dashura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake