LAJMI I FUNDIT:

Siri, ushtria siriane shpall armëpushimin 72 orësh në të gjithë vendin

Siri, ushtria siriane shpall armëpushimin 72 orësh në të gjithë vendin

Ushtria siriane dekretoi sot vendosjen e një armëpushimi 72 orësh në të gjithë territorin e vendit në luftë, një njoftim që përkon me Fitër Bajramin duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Një regjim qetësie do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës arabe siriane brenda një harku kohor 72 orësh duke filluar nga ora 13:00 më 6 korrik deri në mesnatë më 9 korrik”, bëri të ditur një deklaratë e ushtrisë.


Teksti nuk specifikon nëse armëpushimi përjashton apo jo xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik dhe të Frontit Al-Nosra, dega siriane e AL-Kaidës.

Më 27 shkurt u vendos armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia që hyri në fuqi në Siri duke përjashtuar rajonet e kontrolluara nga xhihadistët. Por ky armëpushim u prish pas shkeljeve të përsëritura të palëve ndërluftuese.

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori