Site icon Telegrafi

Sindikatat e punëtorëve kërkojnë takim urgjent me Konjufcën, Haradinajn dhe Jasharin, shkak buxheti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, së bashku me Federatën Sindikale të Shëndetësisë dhe Sindikatën e Policisë kanë kërkuar një takim urgjent me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj dhe avokatin e popullit, Hilmi Jasharin.

Përmes një njoftimi për medie, SBASHK-u ka sqaruar se ky takim urgjent është kërkuar pasi ndodhen në një situatë ku pritet përkeqësimi i mirëqenies sociale të anëtarëve të sindikatave përkatëse.

Ata kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Haradinaj që ta dërgoj Projektligjin për buxhet për vitin 2020, në mënyrë që t’i shmangin trazirat.

Sipas njoftimit, ata do t’i kërkojnë Konjufcës që të ndërmarr hapa ligjor për aprovimin e buxhetit me kohë.

Ndërsa, kërkesa e tyre për Avokatin e Popullit do të jetë që të procedojë kërkesat e sindikatave të punëtoreve të sektorit publik, në lidhje me revokimin e përkohshëm për pezullim të Ligjit të Pagave.

Më poshtë keni të plotë njoftimin e SBASHK-ut:

Exit mobile version