LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Shëndetësisë e quan të turpshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e pezullimit të Ligjit të Pagave

Sindikata e Shëndetësisë e quan të turpshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e pezullimit të Ligjit të Pagave
Foto: Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për vazhdimin e afatit të masës së përkohshme për Ligjin e Pagave.

Kjo sindikatë e ka quajtur  të turpshëm e ofendues këtë vendim, në kohën kur është një luftë globale kundër pandemisë.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e afatit të masës së përkohëshme për Ligjin e Pagave deri me 30 qershor 2020. Turp, ofendim, degradim, në këtë kohë të kësaj lufte globale merren vendime pikërisht kundër ”Heronjëve” dhe nga kush… institucioni më i lartë i drejtësisë. Provokohet situata mu në kohën kur neve mendojmë për shëndetin e popullatës e disa të tjerë po mendojnë për kolltuqet e buta dhe pagat e tyre marramendëse”, thuhet në reagim.


Kushtetuesja shtyn deri më 30 qershor vendimin për pezullimin e Ligjit të Pagave
Lexo po ashtu Kushtetuesja shtyn deri më 30 qershor vendimin për pezullimin e Ligjit të Pagave

Në këtë komunikatë është bërë e ditur po ashtu se ata do të luftojnë pandeminë coronavirus (COVID-19), e pas kësaj ata do të marrin vendime.

“Në fund FSSHK do pres fundin e kësaj Pandemie e pastaj marrim  vendime. Populli le të rrin i qetë e ju kursesi Jo, do jëpni përgjegjësi së paku para Zotit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori