Kalpana Sunder analizon mënyrë se si një simbol pozitiv u shndërrua në simbol të urrejtjes dhe mungesës së tolerancës. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi sjell më poshtë.
Kryqi barabrinjës me qoshet e përkulura në kënde të drejta, ka qenë për shekuj të tërë simbol i shenjtë në hinduizëm, në xhainizëm dhe budizëm. Dhe, natyrisht, svastika është po ashtu simbol i urrejtjes që mishëron kujtime të dhimbshme dhe traumatike të Rajhut të Tretë. Pas mizorive të Holokaustit, simboli i nazizmit ndërlidhet me gjenocidin dhe urrejtjen racore.
Svastika ka një histori të gjatë e komplekse – shumë më e vjetër se lidhja e saj me Gjermaninë naziste – që daton në kohët parahistorike. Emblema ishte shenjë e mirëqenies dhe jetëgjatësisë dhe u gjet kudo, që nga varret e të krishterëve të hershëm e deri te katakombet e Romës dhe kishat e gurit (në Lalibela), e deri tek Katedralja e Kordobës.
“Duket se moti është përdorur për herë të parë në Euroazi, qysh 7 000 vjet më parë, ndoshta duke përfaqësuar lëvizjen e Diellit nëpër qiell … si një simbol i mirëqenies në shoqëritë e lashta”, thotë Enciklopedia e Holokaustit.
Fjala svastikë ka rrënjë sanskrite nga “su” (e mirë) dhe “asti” (për të ekzistuar), që do të thotë mirëqenie, prosperitet ose fat i mirë, dhe që është përdorur në lutjet e Rig Vedas – shkrimet më të vjetra hindu. Në filozofinë hindu thuhet se përfaqëson gjëra të ndryshme që vijnë në katër jugat ose kohët ciklike, katër qëllime ose objektiva të jetës, katër faza të jetës, katër veda. Svastika është edhe emër vajze në pjesë të caktuara të Indisë.
Në Budizëm, i njohur si manxhi në japonisht, emblema nënkupton hapat e Budës. Për xhainistët do të thotë mësues shpirtëror. Në Indi është simbol i perëndisë së Diellit me orientim në drejtim të akrepave të orës, dhe ky simbol mund të shihet shpesh i lyer me shafran të Indisë, i vizatuar në pragje dhe dyert e dyqaneve si shenjë e mirëseardhjes, ose në automjete, shkrime fetare e në maje të faqeve. Ajo shfaqet në dasma dhe në rastet tjera festive, për ta shenjtëruar një shtëpi të re, për të hapur libra të llogarisë në fillim të vitit financiar ose duke nis një sipërmarrje të re.
Ajay Chaturvedi, autori i librit Urtësia e Humbur e Svastikës, thotë: “Svastika është kub katërdimensional i përdorur në matematikën vedike dhe gjithashtu simbolizon një gjendje të tërë të ekzistencës në filozofinë indiane – gjendja e katërt e ndërgjegjes e cila është përtej zgjimit, fjetjes ose ëndërrimit. Shenja e përdorur nga Hitleri e ka demonizuar [atë] … dhe e ka përdor atë në politikë, pa ndonjë kuptim të asaj që është në filozofinë indiane ku simbolet gjithmonë kanë kuptim dhe rëndësi të madhe”.
Qytetërime të ndryshme e ndërlidhin shenjën me duar të shtrira, me katër stinët, katër drejtime ose përhapjen e dritës në të gjitha drejtimet. Në librin e shekullit të XIX, Svastika: Simboli më i hershëm i njohur dhe përhapjet e tij, Thomas Wilson tregon se si svastika u gjet në gjithë botën e lashtë, në çdo gjë, që nga mbulojat dhe mburojat e deri te stolitë. Disa besojnë se forma e saj është frymëzuar nga një kometë e lashtë. Grekët e lashtë përdorën motive svastike për të dekoruar ibrikët dhe vazot e tyre. Druidët dhe keltët e lashtë gjithashtu e përdorën shenjën e shenjtë, ndërsa në mitologjinë nordike svastika përfaqësonte çekiçin e Torit.
Muzeu Kombëtar i Historisë së Ukrainës ka një gamë të gjerë të objekteve që e shfaqin këtë simbol. Më e vjetra ndoshta është një figurinë zogu nga fildishi i mamuthit, që u zbulua në vitin 1908, me një model gjarpërues svastike në të që daton 15 000 vjet më parë. Vulat që përshkruajnë motive svastike janë gjetur në rrënojat Mohenxho-daro dhe Harapan të Indisl.
Kritiku amerikan i artit, Steven Heller, autori i librit Svastika: Simbol përtej shpengimit?, thotë: “Jam stilist grafik. Simbolet e shenjat dhe mënyrat se si ato përdoren e manipulohen, janë të rëndësishme për punë time. Ka pak simbole më të fuqishme e me kuptime alternative si svastika”.
Në fillim të shekullit XX, svastika u përdor gjerësisht në Evropë si simbol i fatmirësisë. Svastikat u përdorën në tekstile dhe në arkitekturë.
“U përdor në shumë mënyra, para se Hitleri ta përshtaste. Si shenjë e fatit të mirë, pjellorisë, lumturisë, Diellit, kishte vlerë shpirtërore dhe vlerë komerciale kur përdorej si brend ose si logo”, thotë Heller.
Në fillim të shekullit XX, svastika u përdor si simbol i fatit të mirë në reklama, në arkitekturë dhe nëpër stoli. Kompania daneze e birrës, Carlsberg – me seli në Kopenhagë – e përdori simbolin si logo të saj që nga viti 1881 e deri në vitet 1930 (më pas e ndërpreu këtë për shkak të ndërlidhjes naziste). Deri kohët e fundit, Forcat Ajrore Finlandeze e përdornin svastikën si një shenjë në bexhet e saj. Rudyard Kipling e paraqiti këtë simbol në shumë kopertina të librave të tij, për shkak të lidhjeve të tij me Indinë. U përdor si simbol nga skautët në Britani, deri në 1935 (si Kiplingu, Robert Baden Powell mund ta ketë marrë në Indi). Ndërsa, për fisin navaho në ShBA, svastika ishte simbol i miqësisë nga i cili ata hoqën dorë pas Luftës së Dytë Botërore.
Organizatat kulturore hinduiste dhe grupet e tyre fetare janë munduar të shpjegojnë se nazistët nuk e përdorën svastikën, por një kryq të thyer. Kur Adolf Hitleri e kërkonte një simbol për partinë e tij të sapokrijuar, e përdori hakenkreuzin duke rrotulluar svastikën në të djathtë dhe duke lënë mënjanë katër pikat. Më pas, më 1920, e miratoi si emblemë të partisë. Joseph Goebbels, ministri i Propagandës i Hitlerit, e miratoi një ligj në maj 1933, që parandalonte përdorimin komercial e të paautorizuar të kryqit.
Thuhet se adaptimi i simbolit nga Hitleri mund t’i ketë rrënjët në gjetjet në Gjermani, te ngjashmëritë mes gjuhës së tyre dhe sanskritishtes, duke nxjerrë një përfundim se indianët dhe gjermanët vinin nga e njëjta prejardhje “e pastër” ariane. Gjatë gërmimeve, arkeologu gjerman Heinrich Schliemann zbuloi, në 1871, 1 800 variacione të kryqit në fragmente qeramike në vendin e Trojës antike, të cilat ishin të ngjashme me artefaktet nga historia gjermane.
“Kjo u pa [nga nazistët] si dëshmi për një vazhdimësi racore dhe si dëshmi se banorët e vendit kishin qenë arianë gjatë gjithë kohës”, thotë antropologu Gwendolyn Leick.
Sigurisht, përvetësimi kulturor zakonisht e dëmton kulturën origjinale. Orientalisti gjerman, Max Muller, i shkroi Schliemannit dhe e paralajmëroi që ta shmangte përdorimin e fjalës svastika në ikona:
“Svastika është fjalë me origjinë indiane dhe e ka historinë e saj si dhe kuptimin përfundimtar në Indi. E di që tundimi është i madh për të transferuar emrat me të cilët jemi të njohur, te objektet e ngjashme që kemi para nesh … por, gjetja e kryqeve të tilla në pjesë të ndryshme të botës mundet ose nuk mundet ta tregojë origjinën e përbashkët”.
Sidoqoftë, jo të gjithë u pajtuan me këtë interpretim. Në librin e tij, Shenja e kryqit: Nga Golgota në gjenocid, Daniel Rancor-Laferriere, ekspert i krishterimit, sugjeron se vendimi i Hitlerit për të përdorur hakenkreuzin si simbol të partisë naziste “mund të ketë ndodhur për shkak të edukimit të tij në fëmijëri në Manastirin Benediktin në Austri, ku e pa atë në shumë vende”.
Por, gjatë dekadave, svastika është bërë ikonë kulturore kontroverse dhe e diskutueshme. Në librin e tij Svastika dhe simbolet e urrejtjes, Heller thotë: “Svastika është simbol i lashtë që u rrëmbye dhe u çorodit, që u shtrembërua në mishërimin grafik të jotolerancës”.
Në shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, shfaqja publike e simboleve naziste është e ndaluar me ligj dhe shkelja e këtyre rregullave paraqet vepër penale. Senatori i Nju-Jorkut, Todd Kaminsky, e prezantoi një ligj në Senatin e Nju-Jorkut, në vitin 2021, që u kërkonte shkollave që të mësonin se svastika është shembull i një simboli të urrejtjes. Për shkak të implikimeve kombëtare të projektligjit, organizatat – përfshirë Këshillin e Botës Hindu në Amerikë – kërkuan të bëhet dallimi midis svastikës origjinale dhe hakenkreuzit nazist. Utsav Chakrabarty, nga ky këshill ka thënë:
“E dimë mënyrën e tmerrshme se si svastika është keqpërdorur dhe keqinterpretuar … Për 70 vjetët e fundit, svastika vazhdon të mbetet simbol i fyer dhe i keqtrajtuar. Kjo duhet të korrigjohet. Në vend që të censurojmë simbolin, duhet të festojmë historinë pozitive të tij”.
Edhe anëtarët e bashkësisë hebraike kanë theksuar mënyrën me të cilën shenja është keqpërdorur.
“Një version i shtrembëruar i këtij simboli të shenjtë u përvetësua nga Rajhu i Tretë në Gjermani dhe u abuzua si emblemë nën të cilën u kryen krime të tmerrshme kundër njerëzimit, veçanërisht ndaj popullit hebre. Ne e dimë se ky simbol është dhe ka qenë i shenjtë për hindusët, për mijëra vjet para përvetësimit të tij”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga Samiti i Dytë Hindu-Hebraik në Jesuzalem, në shkurt 2008.
Përdorimi antisemitik i svastikës nuk përfundoi me Luftën e Dytë Botërore. Edhe sot bandat raciste neonaziste e përdorin simboli për të përdhosur varret hebraike ose shtëpitë e adhurimit. Disa njerëz madje mendojnë se statusi i tij tabu ka nxitur shfaqjen nga grupet e urrejtjes. Sepse, siç thotë Brian Levin:
“Fatkeqësisht, por me të drejtë, përdorimi i fundit dhe më i përhapur i svastikës si simbol i urrejtjes dhe i gjenocidit nazist do të lë përgjithmonë në hije historinë e saj të gjatë dhe kuptimin alternativ. Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se zgjerimi i mësimeve për historinë dhe qytetarinë mund të përfshijë jo vetëm origjinën e simboleve, por edhe mënyrën se si ato mund të kooptohen dhe riemërtohen në qëllimet më të këqija”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Reportazh nga fshatrat e Kukësit
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Bota kulturore arbëreshe në gazetën “Shqiptari i Italisë” (1848)
NOSTALGJIA E PLAKËS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime