Siljanovska: Vendosa që është më mirë të mos bëj skandal në Bullgari

Biseda me presidentin bullgar Ruman Radev ishte e gjatë, miqësore, me respekt dhe nuk i harrova as për asnjë moment interesat kombëtare maqedonase, pasi e di se edhe ai ka të drejtë t’i paraqesë. Mendoj se arrita t’i tregoj në mënyrë të denjë, kulturore, presidenciale dhe si burrështetase se cili është qëndrimi ynë dhe çfarë pres unë, thekson presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Për mungesën e flamurit shtetëror në takimin me Radevin në Sofje, Siljanovska tha se ka vendosur që më mirë të mos bëhet skandal.
“Unë i njoh rregullat protokollare të Bullgarisë, i njoh edhe të shumë vendeve të tjera. E di që prezantuesi e përcakton protokollin, e di që ka pasur shembuj kur kanë ardhur shtetarë të tjerë, por simbolet shtetërore nuk janë shfaqur. Por ajo që më ka habitur dhe nuk mendoj se është bërë me qëllim, është arsyeja pse nuk u informova për këtë. Marrëveshja e fundit ishte që do të kishte një foto të takimit tete-a-tete, sigurisht nuk do të kishte foto të drekës, por nuk e dija që do të më duhej të bëja një foto në zonën ku bo bëheshin sesionet e fotografive. Kur u larguam, menduam se do të shkonim në një dhomë bisede. Papritur, kur hyra në dhomë, pashë dy flamujt dhe duhej të mendoja se çfarë të bëja. Një mendim ishte se mund të largohesha dhe do të kisha bërë skandal, dhe tjetri ishte se pritësi kishte vendosur rregullat dhe se mikpritësi e kishte gabim, jo unë. Në atë moment vendosa që më mirë të mos bëj skandal”, tha Siljanovska Davkova.
Ajo ka theksuar se ajo dhe Radev kanë pasur një drekë të këndshme, duke përmendur projekte dhe ide.
Ishte, siç tha ai, një bisedë miqësore, plot zgjidhje dhe ide. Siljanovska Davkova është e mendimit se nuk ka arsye që shefja e protokollit nga kabineti i saj të jetë përgjegjëse./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit