LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska Davkova: Deklarata e Kos paraqet ndërhyrje të sofistikuar në punët e brendshme të vendit

Siljanovska Davkova: Deklarata e Kos paraqet ndërhyrje të sofistikuar në punët e brendshme të vendit

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka komentuar sot nga Podgorica deklaratën e Komisioneres së sapozgjedhur Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të përfshijë komunitetin bullgar në Preambulën e Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siljanovska Davkova kritikoi deklaratën e Kos, duke theksuar se formulimi “asgjë më pak, asgjë më shumë” i ngjan “merre ose lëre”, që sipas saj paraqet ndërhyrje të sofistikuar në punët e brendshme të vendit.

Kos: Pres që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën
Lexo po ashtu Kos: Pres që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën

“Kam një vërejtje për diksionin e Komisioneres së re Evropiane, sepse kur ajo thotë: asgjë më pak dhe asgjë më shumë, kjo mua më duket si ta marrë atë ose të lërë. Kjo nuk është filozofi, është euromandarine e sofistikuar. Kjo më frikëson, sepse tingëllon si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme”, tha Siljanovska Davkova.


Siljanovska Davkova në një konferencë për media me presidentin malazez, Jakov Milatoviq, theksoi se Maqedonia është e gatshme për ndryshime kushtetuese, por me efekt juridik të vonuar, me paralajmërim se vazhdimi i bllokadave mund të krijojë pengesa për mbarëvajtjen e procesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori