LAJMI I FUNDIT:

Sigurohen video dëshmi të reja rreth sulmit të Selës në Kuvend

Sigurohen video dëshmi të reja rreth sulmit të Selës në Kuvend

Një video e re nga Prokuroria Speciale dbe dy videot të cilat janë lëshuar në Gjykatën Penale sot përsëri do të shikohen me kërkesën e mbrojtjes në seancën rreth sulmit ndaj Ziadin Selës në Kuvend më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për ngjarjen e 27 prillit i akuzuari kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikolçe Dimitrievski, Alekasandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Stojan Pavllovski-Kobra.

Në fillim të seancë Gjyqi, me propozimin e mbrojtjes i lejoi që përsëri të lëshohen të dyja video nga dëshmitë, me qëllim të vërtetimit të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill.


Me propozim të Prokurorisë sot u lëshua edhe video e re plotësuese nga dëshmitë e radhës. prokuroria theksoi se video ka zë. Në video shihen ngjarjet në sallën e konferencës së shtypit në këndin ku ndodheshin deputetët dhe në ato vetëm se ka lëndime të dukshme. Vërehet sulmi i personave të cilët hynë në Kuvend dhe si ata sulmojnë deputetët dhe hedhin mjete të forta drejt tyre. Shikohet se si i lënduari Sela në një kënd të sallës së konferencë shtypit të cilin e thërrasin “Merreni atë këtu”, “Mbaje atë”, “Kopile”. Pastaj shikohet se si njëri e tërheq Selën nga grupi i deputetëve. Vërehet edhe disa persona duke e goditur Selën.

Kjo është video çka i duhet PSP-së dhe Gjykatës për tu konfirmuar e vërteta për sulmin ndaj Selës më 27 prill, vitin e kaluar.

“Në video kemi parë së paku shtatë nga dhjetë të akuzuarve si kryejnë vepër penale”, tha avokati i Ziadin Selës, Abidin Abduli pas mbarimit të seancës për sulmin kundër Selës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori