LAJMI I FUNDIT:

Sigurohen vaksinat kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës

Sigurohen vaksinat kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se sot në Kosovë kanë arritur 170.000 doza vaksina kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës – LSD donacion nga Komisioni Evropian.

Sipas një njoftimi, bazuar në strategjinë e parandalimit të sëmundjes LSD, në koordinim me shtetet e rajonit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik, si autoritet kompetent, edhe në vitin 2018 do të bëjë vaksinimin masiv të kafshëve të llojit të gjedheve kundër Sëmundjes Gungore e Lëkurës (SGL) – Lumpy Skin Disease (LSD).

“Të gjithë fermerët në tërë territorin e Republikës se Kosovës, të cilët mbajnë kafshë të llojit të gjedhit do të jeni përfitues të vaksinimit falas nga autoriteti shtetëror. AUV ka bërë të gjitha përgatitjet qe me kohe të fillojë aksioni i vaksinimit. Janë të kontraktuara praktikat veterinare për kryerjen e shërbimeve të aplikimit të vaksinave tek kafshët. Sikurse edhe ne dy vitet e kaluara fermerët duhet të bashkëpunojnë me veterinerët në kohen kur fillon vaksinimi. Për datën e fillimit të vaksinimit fermerët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se është mirënjohëse ndaj Komisionit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme qe po i jep vendit tonë në ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori