Siguro karrierën tënde me programet moderne në Teknologji, Media dhe Biznes

Në epokën e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe biznesit global, profesionet më të kërkuara kërkojnë aftësi të reja dhe njohuri të avancuara.
Në AAB në Prishtinë, ne ofrojmë programe studimi që përfaqësojnë të tashmen dhe të ardhmen, duke të garantuar karrierë të sigurt dhe të qëndrueshme.
Zgjidh programin që të përshtatet dhe nis rrugëtimin tënd profesional:
Kombino kodimin me artin digjital. Mëso dizajn grafik, animacion 3D, zhvillim aplikacionesh dhe përdorim të inteligjencës artificiale në projekte kreative. Diploma 3-vjeçare (180 ECTS) të hap dyert në industrinë e teknologjisë dhe mediave digjitale kudo në botë.
2. Programim
Studio thelbin e teknologjisë moderne! Përvetëso gjuhë programimi si Java, Python dhe JavaScript për zhvillimin e aplikacioneve desktop, web dhe mobile. Me qasje praktike dhe teknika testimi, diploma profesionale 3-vjeçare të përgatit si zhvillues softueri të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
3. Programim i Lojërave Kompjuterike
Krijo botë të reja! Mëso të programosh lojëra për PC, mobile e rrjete sociale, duke përdorur inteligjencë artificiale dhe dizajn profesional. Me diplomë trevjeçare, bëhesh pjesë e një industrie globale në rritje, të preferuar nga miliona përdorues në mbarë botën.
4. Programim dhe Intelegjencë Artificiale
Bëhu pjesë e së ardhmes digjitale! Mëso Python, Machine Learning dhe zhvillimin e aplikacioneve inteligjente. Programi 3-vjeçar të përgatit për një nga fushat më të kërkuara në tregun global, me mundësi të larta punësimi dhe fitimi.
Mbro botën digjitale! Bëhu ekspert në mbrojtjen e të dhënave dhe sistemeve online. Mëso të identifikosh kërcënime, të dizajnosh sisteme të sigurta dhe të ndërtosh karrierë në teknologji, sektorë publikë dhe privatë. Diplomë me vlerë praktike të lartë dhe mundësi të mëdha punësimi.
6. Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Softuerike
Fokus në algoritme, arkitekturë softuerike dhe zhvillim të plotë të aplikacioneve. Bachelor (BSc) 3-vjeçar me theks në inovacion dhe krijim të zgjidhjeve teknologjike të avancuara. Diplomë me vlerë praktike të lartë dhe fitime të majme.
7. Biznes Digjital – Inteligjencë Artificiale & Rrjete Sociale
Përgatitu për ekonominë e së nesërmes! Zhvillo aftësi për analizë të avancuar të të dhënave, menaxhim të fushatave digjitale dhe transformim biznesi. Specializo në AI ose menaxhim të rrjeteve sociale për të udhëhequr bizneset e së ardhmes.
Nga ideja te ekrani! Studio në ambiente profesionale si ATV, radio, teatro dhe studio montazhi. Përvetëso aftësi në kamerë, montazh, audio dhe dizajn grafik, duke krijuar produkte mediatike me ndikim. Diploma të çon drejt një karriere të suksesshme në industri kreative dhe të ardhmeje.
Bashkohuni me ne
Nëse jeni të interesuar të kontribuoni në kërkim ose të studioni në një mjedis që nxit inovacionin, vizitoni faqen zyrtare të Kolegjit AABvizitoni faqen zyrtare të Kolegjit AAB ose kontaktoni zyrën e pranimeve.


















































