Siguria në Rahovec dhe problemet me ujë të pijshëm – çfarë u tha në mbledhjen Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi?

Është zhvilluar mbledhja e katërt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Rahovecit, mbledhje e cila është kryesuar nga kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.
Në këtë mbledhje Latifi bëri të ditur që situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që kjo komunë i posedon është stabile dhe e qetë.
I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina, i cili raportoi për situatën e sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, ku bëri të ditur që gjatë kësaj periudhe në Rahovec, pra që nga data 14 maj 2024, kur është mbajtur mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë ndodhur 45 vepra penale, 1 rast incident jo penal, ku gjithashtu janë raportuar 8 raste të dhunës në familje, 3 raste të vjedhjeve dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.
Sa i përket arrestimeve në këtë periudhë kohore janë arrestuar 7 persona.
Ndërsa, sa i përket sigurisë në komunikacionin rrugor, janë shqiptuar 671 gjoba, ku prej tyre, 25 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 9 gjoba për mbajtje të telefonit gjatë vozitjes, 108 gjoba për parkingje joadekuate, dhe 5 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Komandanti Morina po ashtu bëri të ditur se në afërsi të shkollave të Rahovecit gjatë kësaj periudhe janë realizuar 17 pika të kontrollit.
Ndër të tjera në këtë mbledhje u diskutuan edhe këto çështje :
- Çështja e ujit të pijshëm në komunën e Rahovecit – problemet me furnizim të mjaftueshëm;
- Rritja e bashkëpunimit me udhëheqësinë e KRU-Gjakovës;
- Trajtimi i problemeve që lidhen me kanalizime;
- Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe të dasmave;
- Për lirimin e trotuareve – hapësirave publike;
- Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;
- Punishtet në qytet;
- Niveli i sigurisë në shkolla;
- Diskutim për aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Arsim për maturantët;
- Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike;
- Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;
- Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?