Shoqëria na thotë se tradhtia është gjë e keqe, dhe kjo kritikë duket se hidhet më së shumti te gratë.
Për një kohë tejet të gjatë, femrave u është thënë se nuk duhet t’i shprehin dëshirat seksuale apo të flasin hapur rreth seksit, dhe se duhet të jenë partnere lokale ndaj meshkujve të tyre, transmeton Telegrafi.
Por femrat nuk duan t’i përshtaten këtyre rregullave më. Dhe një femër e tillë është edhe gazetarja suedeze dhe autorja e librit “Cheating: A Handbook for Women”, Michele Binswanger.
Në këtë libër, Binswanger tregon historitë e shumë femrave moderne të cilat i kanë tradhtuar partnerët e tyre – histori të cilat rrallëherë i dëgjojmë.
Sugjerimet tregojnë se meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë – disa figura thonë se 70 apo 80 për qind e meshkujve do ta tradhtojnë gruan në një fazë të jetës së tyre, krahasuar me femrat ku vetëm 30 apo 40 për qind prej tyre e tradhtojnë burrin.
Këto janë shifra depresuese, e veçanërisht nëse jeni në lidhje monogame.
Por a tradhtojnë femrat më pak se meshkujt për shkak se kjo është pjesë e natyrës së femrave? Apo është gjendje shoqërore ku femrat priten të mos i tradhtojnë burrat?
Binswanger mendon se është kjo e fundit, transmeton Telegrafi.
“Femrat njihen të jenë më të ndjeshme ndaj presionit shoqëror sesa meshkujt dhe gjithmonë është hedhur më shumë presion mbi supet e femrave sa i përket sjelljeve seksuale. Gjithashtu ato tradicionalisht kanë më pak mundësi të tradhtojnë sepse janë më të prira të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët”, ka treguar ajo për The Independent.
Pas së gjithash, nëse femrat nuk dalin nga shtëpia dhe nuk takojnë partnerë potencialë për një aferë dashurie, atëherë kanë më pak mundësi të tradhtojnë.
Por kjo ka ndryshuar përgjatë dekadave të fundit, sepse femrat e sotme kanë pritshmëri më të mëdha për jetën e tyre seksuale sesa para katër dekadave. Ato tani duan të eksperimentojnë dhe në përgjithësi janë më të pavarura.
Binswager gjithashtu ka thënë se për meshkujt, tradhtia shpeshherë është pyetje e mundësisë. Pra nëse meshkujt e kanë një mundësi të përsosur për të tradhtuar dhe rreziku për t’u zënë në flagrancë është shumë i vogël, ata janë më të prirë ta bëjnë këtë. Ndërsa te femrat është e kundërta, sepse në përgjithësi kanë më shumë mundësi për të tradhtuar por motivet e tyre janë tjera.
Sipas autores, arsyeja se përse shumica e femrave tradhtojnë është se ndjehen të padëshiruara nga partneri apo janë të palumtura në lidhje, prandaj këto shërbejnë si shtysë për të filluar një aferë jashtëmartesore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë