Përdorimi i biberonit për një kohë jo të gjatë nuk i dëmton dhëmbët e bebes. Thithja e gishtit është një akt natyral i fëmijës. Ka fëmijë që e bëjnë këtë veprim që në barkun e nënës, dhe kur lindin këta fëmijë, e kërkojnë biberonin, por ka edhe nëna, të cilat, kur fëmija qan, përdorin rrugën më të shkurtër për ta qetësuar, i vendosin biberonin, por gjithsesi duhet bërë kujdes ...
Disa prindër nuk duan që t’ua ofrojnë bebironin fëmijëve ose ia japin me vonesë, prandaj beba edhe e refuzon. Nëse fëmija është mësuar të thithë gishtin, mesiguri do ta refuzojë mermen, sepse tashmë është mësuar me ndjenjën e gishtit në gojë. Prandaj, nëse keni ndërmend t’ia jepni memen bebes suaj, më së miri është që këtë ta bëni në javët e para të lindjes së bebes.
Prindërit kanë mendime të ndryshme mbi biberonët për nga forma. Disa nuk pranojnë idenë të qetësojnë bebin me një objekt dhe të tjerë mendojnë në mënyrë të gabuar, se biberonët mund ta dëmtojë.
Biberonët nuk shkaktojnë ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. Ai është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet.
Pra, afrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose pas vaktit, atëherë kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur. Në qoftë se ju i ofroni biberonin kur është i uritur, ai do nevrikoset, se bebironi përdoret për të ndihmuar bebin, prandaj lëreni të vendosë nëse e do apo kur e do atë, transmeton Telegrafi.
* Kujdes … biberoni mund të bëhet burim infeksioni, nëse e përdorin edhe fëmijë të tjerë, si dhe kur na bie në tokë e nuk e pastrojmë.
* Biberoni duhet të lahet dhe të sterilizohet.
* Mos e futni biberonin në gojën tuaj, pasi bakteret që mund të ndodhen në gojën tuaj mund të kalojnë te fëmija.
* Kujdesuni që biberoni të jetë në gjendje të mirë. Një biberon i dëmtuar mund ta dëmtojë gojën e fëmijës nga brenda, pra zëvendësojeni me një biberon të ri.
* Kurrë mos e lyeni biberonin me diçka të ëmbël për ta qetësuar fëmijën.
* Një dhëmb që është duke dalë mund të dëmtohet nga biberoni i lyer me diçka të ëmbël.
* Goja e fëmijës ndryshon formën me rritjen e tij, pra biberoni nuk duhet mbajtur për një kohë të gjatë, sepse pengon në zhvillimin normal të formës së gojës.
* Këshillimi për heqjen e biberonit mund të bëhet në formë ledhatimi apo përqafimi, si dhe mund ta stimuloni, nëse do të qëndrojë pa biberon.
* Është mirë që biberonin të mundoheni t’ia hiqni fëmijës para se të fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm.
* Fëmijët që mbajnë biberon, e kanë më të lehtë ta heqin atë sesa fëmijët që mbajnë gishtin në gojë.
* Mos i thoni fëmijës në mënyrë të prerë: Hiqe biberonin nga goja!”, sepse është rrezik që ai e heq biberonin dhe e vendos gishtin në gojë, atëherë ju keni bërë një hap prapa.
* Mos i thoni shpesh fëmijës “hiqe biberonin nga goja”.
* Mos ia hiqni fëmijës biberonin menjëherë, por pak e nga pak, që do të thotë ta limitoni kohën e mbajtjes së biberonit gradualisht, p.sh.. fëmijës fillimisht mund t’ia heqësh biberonin kur është duke fjetur.
* Ka fëmijë që dhe kur hyjnë në klasë të parë, e duan biberonin me vete. Mundohuni të bisedoni e ta bindni, duke i thënë që të mos e marrë atë kur shkon në shkollë, dhe kur të kthehet nga shkolla ta vendosë përsëri, do ta shikoni që fëmija juaj nuk do ta pëlqejë më vonë biberonin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë