Ajo është e famshme për format e saj, por edhe për trupin e tonifikuar. Jennifer Lopez, nënë e dy fëmijëve dhe fanse e madhe e fitnesit, praktikon një regjim të rreptë.

Ajo shmang sheqerin dhe kripën, si dhe përpiqet të bëjë një gjumë tetë orësh. “Ndonjëherë kur shkoj në shtëpi dhe nuk ndihem në formë, shkoj në palestër”, thotë ajo.


Si të veproni për t’i pasur krahët e tonifikuar, si J.Lo?

Pompa në dysheme, duke aktivizuar gjithë pjesën e sipërme të trupit.

Vendosini gjymtyrët në dysheme dhe hapini krahët më tepër sesa gjerësia e shpatullave tuaja.

Përthyeni gjunjët dhe ngrijini shputat e këmbëve, derisa të arrini në një pozicion ku mund t’i përkulni bërrylat, aq sa të arrini të ulni kraharorin dhe ta ngrini përsëri.

Sigurohuni që ta vini të gjithë trupin në lëvizje, jo vetëm të uleni dhe të ngriheni me shpatulla.

Përsëriteni 12 deri në 15 herë.