Lulet barbaroza lulëzojnë çdo vit, nëse futen në hapësirë të mbyllur para se të fillojnë ngricat

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Të përgatitura për dimër, ato mund të presin pranverën e ardhshme në bodrume të cilat kanë dritë, transmeton Telegrafi.


Për barbarozën është optimale drita vendndodhjes me temperaturë prej 5 deri në 12 gradë Celsius. Meqenëse nuk kanë kërkesa të larta për dritë, u mjafton vendi në afërsi të dritares.

Dimrit vetëm herë pas here i ujisni, sepse ato depozitojnë ujin në degët e trasha. Dheu duhet të ketë pak lagështi. Këtë lule nuk duhet ushqyer deri në mars.

Potted Geraniums 57a23cc65f9b589aa91f98e8 scaled

Barbaroza shpesh lulëzon edhe në vjeshtë, posaçërisht nëse netët janë të këndshme. Nga fundi i vjeshtës duhet t’i hiqen të gjitha fletët, edhe të njomat edhe të vyshkurat, në mënyrë që kërcelli të kursejë energjinë.

Është e domosdoshme t’i eliminohen fletët e vyshkura. Natyrisht, shumica e fletëve bien gjatë dimrit mirëpo pjesët e vyshkura më mirë është t’i heqim me dorë.

Prerja është variant i keq, sepse do të mbeten vetëm degë të shkurtra. Krasitja është pjesë e rëndësishme e kujdesit.

Në mënyrë që gjatë dimrit të jenë më të dendura dhe me shumë lule, në tetor apo në mars duhet krasitur. Të gjithë filizat e vegjël duhet prerë në mënyrë që të mbeten vetëm kryesorët. /Telegrafi/