Nilanjana Roy
Në Spanjën e shekullit XVI, një njeri u përpoq të krijojë një bibliotekë, ku do të koleksionohej gjithçka. Hernando Colón ishte i biri jashtëmartesor i Kolombos (Christopher Columbus), dhe vepra e tij jetësore është dëshmi e çmendurisë së bukur të bibliofilit. Në Katalogun e Librave të Anijethyerit (The Catalogue of Shipwrecked Books) Edward Wilson-Lee i ka shënuar të gjitha librat e blera nga Colón anekënd Evropës. Në fund të jetës së tij, i biri i Kolombos kishte grumbulluar rreth 15 mijë vëllime.
Pas vdekjes së Colónit, librat u lanë pas dore, mbetën të palexuara dhe u shkatërruan. Rreth katërmijë sish mbetën në Biblioteca Colombina në Sevilë, një dëshmi e etjes për dije të një personi të vetëm.
Kritikët letrarë dhe redaktorët më së shpeshti i pyesin: si mund të lexoj më shumë? Kjo pyetje shtrohet nëpër pritje, zakonisht me tonalitet përmallues, kur shoqëruesit tuaj e zbulojnë se me se merreni. “Do të dëshiroja të kisha kohë për të lexuar…”, “E kam ndërprerë blerjen e librave, sepse kurrë s’po i mbaroj së lexuari…”, “Kur të pensionohem gjithë kohën do ta kaloj në bibliotekë…”. Gjatë gjithë këtyre dekadave që kam kaluar duke shkruar apo botuar, kurrë nuk e kam dëgjuar dikë jashtë profesionit tim të thotë se është i kënaqur me atë që mbërrin të lexojë ose se dëshiron të lexojë më pak.
Shumë bibliofilë (dashamirë të librit), të cilët kanë pak kohë, kanë synime jorealiste. Sfida për të lexuar 100 libra, për shembull, është një hajgare e Facebook-ut, e cila publikohet herë pas here. Askush që provon këtë sfidë nuk do të jetë i lumtur në fund. Nëse dëshironi t’i lexoni 100 libra në vit, atëherë ju duhet të përfundoni një libër pas çdo 3,65 ditësh. Edhe lexuesit profesionistë – redaktorët, korrektorët, avokatët, ekspertët e menaxhmentit që duhet të shkoqisin dhjetëra raporte vjetore – këtë do ta përjetonin si të vështirë dhe të pakënaqshme.
Në vend të kësaj unë do të propozoja synime të arsyeshme. Nëse në vitin 2018 i lexoni 12 libra, atëherë shikoni nëse vitin e ardhshëm mund t’i lexoni 16 libra. Janë vetëm katër libra më shumë për 12 muajt e ardhshëm, ky cak është më lehtë i arritshëm. Nëse i keni lexuar 24 libra, atëherë shtoni edhe gjashtë për vitin tjetër, dhe këto zgjidhni për kënaqësinë tuaj të leximit.
Njëra ndër metodat më të thjeshta dhe më efektive për të motivuar veten është nëse filloni të bëni një listë të librave të lexuara. Pamela Paul, kryeredaktore e “New York Times Book Review”, mbajti nga vitet e shkollës dhe në dekadat në vijim një ditar ndërkohë të vjetërsuar, të cilin e quajti Bob (Book of Books, libri i librave). Kjo është një shprehi e mirë dhe moçme.
Charles Darwini vazhdoi të lexojë ditarë derisa gjendej në anijen “HMS Beagle”, në bibliotekën e së cilës ishin më shumë se 400 libra. Në prill të vitit 1838 ai filloi me përpilimin e listave të “librave të lexuar” dhe “librave të palexuar”, me ç’rast ai librat e lexuara i shënoi nga fillimi i ditarit dhe librat e palexuar i shënoi prapthi nga fundi i ditarit. “Kur e shoh listën e librave të çfarëdollojshme që kam lexuar dhe abstrahuar, përfshirë edhe një sërë revistash dhe raportesh, unë jam i befasuar me fushën time”, shkroi Darwin në autobiografinë e tij.
Shumica e njerëzve që punojnë thonë se problemi i tyre janë orët e kufizuara që mund të ndahen çdo ditë për lexim. Por, shumica e miliarderëve – dhe njerëzve më të suksesshëm në profesionet e tyre – gjejnë kohë para së gjithash për të lexuar. Kjo këshillë e Warren Buffettit, magnat amerikan i biznesit dhe investitor, citohet shpesh: “Lexoni çdo javë 500 faqe. Kështu e ndërtoni dijen tuaj, si kamata e kamatës”. Më rrallë citohet çfarë shtoi ai: “Të gjithë mund ta bëjnë këtë, por ju garantoj se nuk do ta bëjnë shumë”.
Zbulimi i librave është pothuaj i kollajshëm për njohësit e botimeve. Zakonisht ata parapaguhen në revistat e fushës përkatëse (The Bookseller, Publishers Weekly) dhe shfletojnë katalogët e botuesve si minatorët që kërkojnë flori. Por, të zbulosh se çfarë do të lexosh së pari është pengesa më e madhe për shumë njerëz që duan të lexojnë më shumë.
Krahas rubrikave tradicionale me recensione të librave, fillojeni vitin 2019 duke përdorur opsionin bookmark në blogje, podcast dhe newsletter me recensione, të cilat u përgjigjen interesave tuaja. Favoritët e mi janë Book Riot, The Millions, Electric Literature dhe Bustle për blogje librash me interes të përgjithshëm dhe Bookworm nga (radioja publike amerikane) KCRW e Michael Silverblatt dhe Fiction/Non/Fiction (prozë dhe vepra dokumentare/joprozë) për podcast. Kyçuni dhe do të kuptoni shumë më mirë se si duhet të planifikoni blerjen e librave (edhe digjitalë) në vitin e ardhshëm.
Lexoni me bollëk. Shpërndani librat nëpër shtëpi në grumbuj joshës si tepsitë e mbushura me biskota, të cilat gjenden në divane, veranda e ballkone. “Unë i lexoj gjashtë libra përnjëherë, kjo është mënyra e vetme e leximit”, ka shkruar Virginia Woolf në vitin 1928 në një letër: “Sepse, siç do të pajtoheni edhe ju, një libër është vetëm një shënim i vetëm, për të dëgjuar kumbimin e plotë duhen njëkohësisht edhe dhjetë kumbime të tjera”. Kjo është arsyeja më e mirë për të lexuar vitin e ardhshëm. Nuk bëhet fjalë kurrë për numra. Bëhet fjalë për kënaqësinë, për njëmijë zbulimet e vogla. /Dialog Plus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Historia e elefantit të lidhur me zinxhirë
Kruja dhe tradita e punimit të kostumeve popullore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës