Në një situatë pandemie si kjo, asgjë nuk është më si më parë
Pasiguria për situatën ekonomiko-sociale, sidomos nëse kombinohet me të tjerë faktorë si kriza familjare, vetmi, probleme me përshtatjen etj., natyrshëm sjell edhe stres, i cili mund të rritet më shumë nga gjendja e tensionuar në punë.
Për të reduktuar sa më shumë stresin në punë, po ju listojmë në vijim disa sugjerime të shkruara për Forbes nga Sharon Melnick, psikologe biznesi dhe autore e “Suksesi gjatë stresit”.
Veproni, mos kundërshtoni
Ne përjetojmë stres kur ndiejmë se situatat janë jashtë kontrollit tonë dhe në të tilla kushte, humbasim besimin, përqëndrimin, frymëzimin dhe mirëqënien.
Në të tilla situata, është mirë që të përqëndroheni te vetja më tepër sesa, po themi, te mënyra si ju foli dikush.
Merrni frymë thellë
Nëse ndiheni të mbingarkuar dhe në tension, merrni frymë thellë për disa minuta. Do t’ju ndihmojë që të vendosni një ekuilibër.
Bëni këtë ushtrim: Merrni frymë thellë, mbajeni pak dhe më pas nxirreni përmes hundës. Praktikoni edhe yoga.
Shmangni ndërprerjet
Shumica prej nesh “bombardohet” gjatë ditës: email, telefonata, mesazhe, mbledhje urgjente (në Zoom).
Është e kuptueshme që njerëzit të përjetojnë një lloj hutimi. Mundohuni që të jeni të përqëndruar te puna dhe të shmangni sa të mundeni këto shpërqëndrimet e panevojshme.
Programoni ditën me energji dhe përqëndrim
Në situata stresuese, niveli i produktiviteti bie. Keni më pak energji dhe aspak motivim.
Që të reduktoni sa më shumë stresin e punës, është mirë që ta planifikoni ditën me optimizëm dhe energji, qoftë edhe nëse ju duhet të qëndroni gjithë ditën në shtëpi. Mos e ngarkoni trurin duke i thënë “po e shtyj edhe një ditë”.
Hani shëndetshëm dhe flini mirë
Kequshqyerja përkeqëson sistemin tuaj. Konsumoni produkte me pak sheqer dhe me shumë protiena.
Gjumi gjithashtu ka tepër rëndësi sepse “freskon” trurin dhe ju siguron energjitë e nevojshme për të nisur ditën.
Ndryshoni historinë
Ngjarjet stresuese në punë mund të jenë edhe interpretim subjektiv, pra e thënë ndryshe, janë vetëm në kokën tuaj.
Sidoqoftë, është mirë që t’i shqyrtoni në një pamje më objektive, pse jo duke komunikuar me kolegët, punëdhënësin/punonjësit etj.
Identifikoni stresin e vetë-imponuar
Mësoni si të dalloni situatat kur stresin po e vetë-impononi. Gjërat ndonjëherë janë më të thjeshta seç duken. Kjo gjë do të ndikojë te vetëbesimi.
Bëhuni kritikët më të mirë të vetes
Ndodh që njerëzit kanë rreth 60,000 mendime në ditë dhe negativiteti i brendshëm ka të ngjarë t’ju stresojë më shumë.
Në vend të kësaj, përpiquni të bëheni kritik ndaj vetes, por duke u përpjekur që të motivoheni dhe pse jo, të frymëzoni të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

A kanë lëkurë të zezë arinjtë polarë poshtë gëzofit të bardhë?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja