Si ta eliminoni ekzemën, të kruarit dhe dermatitisin në mënyrë natyrale!

Sëmundja më e shpeshtë e lëkurës është edema karakteristike vaskulare, e njohur si ekzemë apo dermatitis.
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Ekzistojnë tipa të ndryshëm irritimi: shkaktari më i shpeshtë është përdorimi i substancës dhe i materialeve të cilat shkaktojnë reaksione alergjike, reaksione ndaj infeksioneve dhe reaksioni i materieve të futura në organizëm.
Ekzema zhvillohet në faza të ndryshme. Më së shpeshti fillon me skuqje e cila jo rrallë shkakton të kruara dhe të cilat me kalimin e kohës shndërrohen në fshikëza. Pason pëlcitja e tyre dhe formimi i dregëzave. Pas një kohe të shkurtër, dregëzat bien dhe në atë vend mbetet lëkura shumë e ndjeshme dhe e lëmuar e cila përtëritet dhe në fund vjen deri te shërimi i atij vendi.
Është e mundshme që megjithatë të mbeten gjurmë në lëkurë apo të shfaqet ndonjë komplikim në formë infeksioni të ri.
Për diagnostikimin e ekzemës më së miri është të bëhen hulumtime laboratorike dhe për të penguar shfaqjen e serishme të tyre, duhet bërë testet alergjike.
Për të zgjidhur problemin e ekzemën, më me rëndësi është të pushohet të merren substancat të cilat e kanë shkaktuar alergjinë, në mënyrë që të shuhet procesi inflamator dhe të zvogëlohet irritimi; për fazën e dytë të ekzemës, posaçërisht për shkak të materieve të futura në organizëm, është mirë të kuptohen aspektet psikologjike dhe imunologjike të cilat, eventualisht, e kanë shkaktuar.
Nëse keni probleme me lëkurën siç janë: dermatitisi seborik, dermatitisi atopik apo vetëm ekzemë dhe të kuruar të lëkurës, ju këshillojnë të bëni tretmanin e plotë të organizmit tuaj, në mënyrë që të eliminoni problemin.
Tretmanin do ta ndajmë në dy pjesë “nga brenda” dhe “nga jashtë”.
Përse duhet trajtohen ekzema dhe dermatitisi nga brenda?
Shumica e problemeve të cilat shfaqen në lëkurë vijnë si punë e parregullt e sistemit të brendshëm. Një ndër problemet shumë të shpeshta është puna jo e rregullt e mëlçisë dhe e organeve të tjera “filtruese”.
Mjekësia bashkëkohore këtë problem e zgjidh duke këshilluar marrjen e kortikosteroideve, gjë që nuk siguron zgjidhje afatgjatë, për shkak të numrit të madh të efekteve anësore në gjithë organizmin (posaçërisht te fëmijët dhe personat me imunitet të dobët).
Xheli i aloe verës ka treguar rezultate jashtëzakonisht të mira me rastin e balancimit të organeve tona, në rend të parë, të mëlçisë, gjë që është kyç me rastin e eliminimit të dermatitisit dhe të problemeve të ngjashme të lëkurës.
Xheli i aloe verës në kohën e tashme nuk konsiderohet ilaç, por është efekti i saj edhe rezultat për: dermatitisin kontaktues, dermatitisinatopik dhe dermatitisinseborik ka treguar rezultate jashtëzakonisht pozitive që në muajin e parë të konsumimit.
Nëse jeni të prirë ndaj ekzemave apo keni ndonjë ndër problemet e lëkurës, në rend të parë, ju këshillojmë që problemin ta zgjidhni “nga brenda”, sepse është zgjidhje më afatgjatë dhe më e padhembshme.
Sa i përket trajtimit “nga jashtë” ju këshillojmë që lëkurën ta pastroni me sapunë jo agresivë të aloas dhe që shumë herë në ditë të përdorni produktet tjera, në mënyrë që të shuani procesin inflamator në lëkurë dhe të hapni poret, dhe në atë mënyrë të mundësoni veprim më të mirë të kremit propolis.
Kjo është zgjidhje plotësisht natyrale, e cila në mënyrë të butë natyrale dhe të shpejtë do të rigjenerojë lëkurën tuaj dhe do të zgjidhë problemin tuaj.
Ju rekomandojmë terapinë mujore, e cila përfshin tretmanin nga brenda dhe nga jashtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri