Këngëtari i njohur 2po2 po vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ai ka nisur pushimet në Spanjë me bashkëshorten e tij, teksa së fundmi kanë ndarë një fotografi në Instagram.
Çifti duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe të njëjtit kanë zgjedhur ishujt ‘Medas’ si destinacion luksoz të pushimeve të tyre.
“Shac a je qu”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos – ku i është referuar frazës së famshme të një çifti që u bë viral gjatë këtyre ditëve ne shtypin rozë.
Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet e fansave që ka pranuar në hapësirën për komente.
2po2 përndryshe ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij.
Ai tashmë ka ndërtuar jetën në Francë bashkë me gruan e tij, Arbenën dhe janë prindër të tre fëmijëve. /Telegrafi/