LAJMI I FUNDIT:

Si nisi jeta në Tokë? Shkencëtarët dalin me një teori të re

Si nisi jeta në Tokë? Shkencëtarët dalin me një teori të re

Shkencëtarët kanë dalë me një teori të re në lidhje për mënyrën sesi mund të ketë ardhur jeta në planetin tonë.

Një studim i udhëhequr nga Arjun Berera i Universitetit të Edinburgu ka dalë në përfundimin se bakteriet dhe mikrogjallesat që janë në gjendje t’u mbijetojnë mjediseve tmerrësisht armiqësore, siç është edhe hapësira, mund të jenë burimi i jetës në Tokë.

Sipas tyre, këto mikrogjallesa dhe bakterie janë sjellë në tokë nga ai që quhet “pluhur kozmik”. Si shembull shkencëtarët sjellin unazat e Saturnit, ku Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se ka gjetur prova të materies së mbërritur aty nga hëna e këtij planeti, Enceladus.


E njëjta gjë mund të ketë ndodhur edhe me jetën në Tokë, thonë shkencëtarët, transmeton tch.

“Bakteriet dhe mikrogjallesat mund të kenë mbërritur nga një tjetër planet dhe përmes pluhurit kozmik kanë hyrë në Tokë”, thotë Berera.

Mundësia që jeta në Tokë “teknikisht” është një jetë aliene, pra e mbërritur nga hapësira është gjithnjë një teori që tërheq vazhdimisht shkencëtarët, por pjesa më e madhe e tyre besojnë se ka mbërritur falë një komete.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori