Si hiqet rriqra: Bëhuni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në mënyrë që të pengoni përhapjen e infeksionit të rrezikshëm

Insektet e imëta, të cilat rrallë janë më të mëdha se 5 milimetra, mund të shkaktojnë probleme të mëdha në organizmin e njeriut
Këta parazitë “futen”në njerëz apo në cilindoqoftë gjitar të lartë – qen, mace, bagëti apo edhe zog dhe zvarranik.
I tërheq posaçërisht lëkura e butë dhe e lagësht, kështu që te njeriu mund të kapen për lëkurë te nënsqetulla, gilcat, lëkura e stomakut dhe pas veshit, transmeton Telegrafi.
Si hiqet rriqra
Kur hiqni rriqrën, duhet të keni shumë kujdes në mënyrë që mbetjet e trupit, më saktë këmbët, të mos mbesin në lëkurë. Me rastin e heqjes së rriqrës patjetër përdorni doreza, sepse kështu do të pengoni infektimin e mëtejshëm.
Rriqra hiqet kështu:
1. Merrni pincën e cila është e pastër dhe e dezinfektuar.
2. Me kujdes vendoseni fort pincën afër kokës së rriqrës.
3. Silleni në nivel të lëkurës dhe vetëm pastaj ngrijeni nga lëkura.
4. Hiqeni rriqrën pa dridhje.
5. Mos e shtypni rriqrën as mos e prekni me gishta – në atë mënyrë e nxisni edhe më shumë infektimin e mundshëm.
6. Zonën e pickimit fërkojeni me antiseptik apo alkool në mënyrë që të pengoni infeksionin bakterial.
Parandaloni pickimin
Si edhe te të gjitha sëmundjet, grupe të veçanta të rrezikut janë fëmijët, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobësuar.
Njerëzit e tillë duhet të kenë kujdes të veçantë kur qëndrojnë në natyrë. Do të jetë e dëshirueshme të shmangin zonat në të cilat janë vatrat të rriqrave, posaçërisht gjatë muajve të verës.
Nëse vendosni të dilni në shëtitje në natyrë, vishni rroba të cilat puthiten për trupi.
Bartni kapele në formë cilindri apo kapuça, ndërkaq fundin e pantallonave futeni në çorape në mënyrë që të jeni të sigurt që asnjë pjesë e lëkurës të mos mbetet e pambuluar.
Gjithashtu mund të lyheni edhe me preparate kundër insekteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren