LAJMI I FUNDIT:

Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit

Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.

Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullhen, respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj prishjeve për dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e procesorit.

Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të ventilatorit, me fjalë tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo, por edhe matjen e temperaturës së procesorit. Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze. Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.

Procesorët modern në vete kanë sensor për matjen e temperaturës, prandaj mjafton të gjendet programi i cili do t’i lexojë të dhënat nga ai sensor. Program i tillë është Core Temp, dhe ai mund të shkarkohet nga faqja e publikuar në fund të këtij teksti. Në faqen e njëjtë gjendet edhe lista e procesorëve nga të cilët ky program mund të lexoj të dhënat, por kryesisht bëhet fjalë për procesorët të cilët janë paraqitur gjatë disa viteve të fundit.


Core Temp ofron edhe të dhëna të detajuara për vet procesorin përveç temperaturës së secilës bërthamë në vete (nëse bëhet fjalë për procesor me më shumë bërthama). Përveç temperaturës, është e përcaktuar edhe vlera maksimale të cilën nuk do të duhej të kalojë procesori, sepse në të kundërtën do të mund të vinte deri tek prishja. Programi mund të minimizohet, ku vetëm do të paraqes temperaturën. Pos sistemeve të mëhershme operative, Core Temp mund të punojë edhe në Windows Vista e Windows 7.


www.alcpu.com/CoreTemp/ /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Teknologji
Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Kalo në kategori