Me rritjen e interesit për teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI) në biznes, Prishtina po përjeton një moment transformues. Bizneset po përballen çdo ditë me kërkesa në rritje nga klientët që kërkojnë përgjigje të menjëhershme dhe shërbim të vazhdueshëm
Florian Shllaku
CEO & Founder – SparkAI
+383 49 453 595
hi@sparkai-rks.com
Një nga shembujt më të fundit të kësaj është rasti i një klinike dentare që përdori AI për të përballuar një fluks të papritur të interesit nga më shumë se 250 klientë të rinj dhe të rregullt, vetëm përmes rrjetit social Instagram. Kjo përvojë tregon përfitimet e AI për bizneset, sidomos në periudha kur kërkesat arrijnë nivele të larta dhe komunikimi efikas bëhet një gjë kryesor.
Klinika dentare nisi një fushatë promovuese për produktin e ri të tyre – një water flosser për higjienë dentare – interesimi për këtë pajisje të re zgjoi interes të madh tek përdoruesit në Instagram. Videoja promovuese ngjalli kureshtje dhe klientët filluan të shkruanin pyetje nga më të ndryshmet: çmimi, si funksionon pajisja, dhe si mund të bënin porosi. Për një biznes që nuk kishte burime të mjaftueshme për të përballuar një fluks të tillë, integrimi i AI-së erdhi si një zgjidhje e duhur dhe efektive për të përmbushur kërkesat.
Si AI e mbështeti klinikën të menaxhojë këtë situatë?
Sistemi i AI i integruar në rrjetin social të Instagramit të klinikës mundësoi përgjigje në kohë reale për çdo pyetje që vinte, dhe pa vonesa. Në vend që ekipi të përpiqej të merrej me çdo mesazh manualisht, AI ishte në gjendje të përgjigjej në mënyre automatike duke ofruar informacione të sakta, të shpejta dhe profesionale, duke e mbajtur klinikën gjithmonë të përditësuar me çdo klient. Dhe, pasi pyetjet vazhduan të shtoheshin, sistemi i AI ishte gjithashtu në gjendje të menaxhonte një numër të madh mesazhesh njëkohësisht – një arritje që për një staf të kufizuar do të ishte e vështirë të realizohej në mënyrë tradicionale.
Dr. Njomza Belegu Halimi, e përshkroi përvojën me AI në këtë mënyrë: “AI na solli një përvojë shumë të këndshme në procesin tonë të punës. Gjatë javës së promovimit të produktit tonë të ri dentar, patëm një fluks të madh të mesazheve që pranuam në rrjetin social të Instagramit. Me AI, ne arritëm që t’i menaxhojmë të gjitha pyetjet dhe kërkesat e klientëve menjëherë dhe me lehtësi, duke pasur një eksperiencë të këndshme në ofrimin e shërbimeve tona, pasi që ishim të sigurt në pjesën e AI për të menaxhuar secilën bisedë në mënyrë të duhur dhe profesionale.”
Përfitimet kryesore të AI për Bizneset
Disa nga përfitimet kryesore të integrimit të AI për bizneset përfshijnë:
▪ Përgjigje në kohë reale dhe 24/7: Për klientët, mundësia për të marrë përgjigje të menjëhershme, edhe jashtë orarit të punës, krijon besueshmëri dhe siguri në shërbimet e një biznesi.
▪ Menaxhimi i shumë kërkesave njëkohësisht: Në vend që stafi të përqendrohet te secili mesazh individualisht, AI lejon menaxhimin e një numri të madh mesazhesh në të njëjtën kohë, gjë që rrit efikasitetin dhe përmirëson përvojën e klientit.
▪ Mesazhe profesionale dhe të personalizuara: AI mund të japë përgjigje të strukturuara dhe të personalizuara bazuar në pyetjet dhe interesat e klientëve, duke përmirësuar kështu imazhin e biznesit.
▪ Kursimi i kohës dhe burimeve njerëzore: Në periudha me ngarkesë të madhe, si gjatë promocioneve te produkteve apo shërbimeve, AI ul presionin mbi staf, duke u lejuar atyre të përqendrohen në detyra më komplekse dhe strategjike.
Pse AI është një zgjidhje thelbësore për bizneset?
Në përfundim, përvojat si kjo e klinikës dentare tregojnë që AI është më shumë se një zgjidhje teknologjike – është një partner i rëndësishëm për bizneset që përballen me një rritje të kërkesave dhe që kërkojnë të mbeten konkurruese. Për bizneset në Prishtinë dhe më gjerë, sidomos ndërsa afrohet Black Friday, AI mund të bëhet një ndihmës i pashmangshëm. Gjatë kësaj periudhe të pikut, me një rritje të pritur të interesit dhe mesazheve për shkak të ofertave speciale, AI do të jetë në gjendje t’i përgjigjet çdo klienti pa vonesë, duke mbajtur biznesin të përditësuar dhe klientët të kënaqur.
Për çdo biznes që synon të rrisë efikasitetin dhe të përmirësojë shërbimin ndaj klientit, implementimi i një sistemi AI është një hap i mençur dhe strategjik. Inteligjenca Artificiale nuk është vetëm një mjet për t’u përballur me kërkesat e larta; ajo është një investim për të ardhmen e shërbimit ndaj klientit dhe për të siguruar një përvojë të qëndrueshme dhe të kënaqshme për çdo klient. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl – krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
Ukraina ka pranuar një grup të antenave Starlink, thotë zyrtari ukrainas
Apple lejon klientët e BE-së të instalojnë aplikacione pa përdorur App Store
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj