LAJMI I FUNDIT:

​Shumica e qytetarëve në Malishevë po i bartin maskat

​Shumica e qytetarëve në Malishevë po i bartin maskat

Shumica dërmuese e qytetarëve të Komunës së Malishevës, të cilët dalin për të kryer obligime të ndryshme në qytet, po i bartin maskat mbrojtëse për fytyre, e po ashtu edhe bizneset kanë vendosur dezinfektues dhe njoftime paralajmëruese, duke respektuar vendimet e qeverisë për masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Komuna e Malishevës, e cila ka njoftuar se të gjitha bizneset, por edhe qytetarët në rrugë vëzhgohen nga inspektorati komunal dhe policia, në kuadër të vetëdijesimit të tyre për obligimin e mbajtjes së maskave dhe masave tjera mbrojtëse ndaj virusit korona.

Ndërsa qytetarët, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë vendosur maska, Komuna e Malishevës, sot ju ka shpërndarë maska mbrojtëse për fytyrë, në rrugë dhe në afërsi të markteve, si dhe i kanë njoftuar për obligimin që kanë për mbajtjen e maskave mbrojtëse.


Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajidn Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, i kanë vizituar disa nga marktet dhe i kanë takuar qytetarët në rrugë, të cilëve ju kanë shpjeguar vendimin dhe detyrimin për mbajtjen e maskave, si dhe i kanë furnizuar me maska, të gjithë ata që nuk kishin maska mbrojtëse.

Të gjitha këto aktivitete bëhen me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës nga pandemia e COVID-19 si dhe për zbatimin vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për masat shtesë për mbrojtje ndaj kësaj pandemie.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori