LAJMI I FUNDIT:

​Shtyrja e pagesave, Pastrimi dhe KRU Prishtina nesër vendosin rreth propozimeve të Qeverisë

​Shtyrja e pagesave, Pastrimi dhe KRU Prishtina nesër vendosin rreth propozimeve të Qeverisë

Kompania Pastrimi dhe KRU Prishtina pritet të vendosin nesër rreth masave të prezantuara nga Qeveria e Kosovës, e të cilat kanë të bëjnë me krijimin e lehtësirave për bizneset dhe qytetarët në kohën kur vendi po përballet me koronavirus.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur sot se kanë arritur dakordim me odat ekonomike në vend për një sërë masash për t’i prezantuar qeverisë për miratim.

Masat e propozuara parashikojnë shtyrjen e afatit për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve dhe organizatave të tjera sipas legjislacionit në fuqi deri më 30 prill 2020.


Ndër masa tjera parashikohet shtyrja deri më 30 prill 2020 e pagesave të të gjitha obligimeve për shërbimet publike si uji, energji, ngrohje dhe mbeturina.

Kompania e Pastrimit dhe ajo e Ujësjellësit, kanë konfirmuar për Kosovapress se nesër do të shqyrtojnë këto rekomandime.

Arjeta Mjeku nga K.R.U Prishtina, nëpërmjet telefonit thotë se nesër në ora 8 në mëngjes do të mblidhet menaxhmenti për të diskutuar për hapat dhe planin e mëtutjeshëm duke u bazuar në propozimin e qeverisë.

“Ne deri më tash, ju kemi përmbajtur dhe kemi zbatuar çdo masë që e parandalon përhapjen e koronavirusit, pra çdo vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nesër në orën 8 kemi caktuar takimin me menaxhmentin dhe do t’i trajtojmë të gjitha këto çështje që gjithçka të zbatohet bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës” , tha Mjeku.

Edhe Arbnore Ademi nga kompania e Pastrimit, konfirmon se do të mblidhen nesër për të shqyrtuar propozimet e qeverisë.

Ademi tha se gjithmonë kanë respektuar dhe do të respektojnë rekomandimet e qeverisë.

“Është vendim i qeverisë, edhe të enjten kur ka qenë vendimi i qever isë për dezinfektim të zyrave, automjeteve dhe gjërat tjera, menjëherë atë ditë e kemi respektuar. Kështu që besoj edhe këtë do ta respektojmë pasi që është gjendja emergjente është vendim i qeverisë dhe ne patjetër do ta respektojmë, por nesër mbahet mbledhja në mëngjes dhe do të diskutohen të gjitha këto pika”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori