LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi i karburanteve ul konsumin, nga Korça dhe Gjirokastra vijnë shembujt e kursimit

Shtrenjtimi i karburanteve ul konsumin, nga Korça dhe Gjirokastra vijnë shembujt e kursimit

Ashtu sikurse pritej, konsumi i karburantit në vend ka pësuar një reduktim të ndjeshëm, në mënyrë të veçantë te konsumatorët familjarë të këtij produkti.

Kjo është reflektuar edhe në pikat e shitjes me pakicë të karburantit. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga një vëzhgim që ka bërë A2 CNN në juglindje dhe jug të vendit. Qytetarët po lëvizin gjithmonë e më pak. Edhe në pikat e karburantit, shitjet kanë rënë me të paktën 30% në javët e fundit.

Rritet përsëri çmimi i naftës në Shqipëri, arrin nivelin 233 lekë [1.88 euro] për litër
Lexo po ashtu Rritet përsëri çmimi i naftës në Shqipëri, arrin nivelin 233 lekë [1.88 euro] për litër

“Nafta ka vajtur në stratosferë, kemi mbyllur makinën dhe le të rrijë në garazh”, thotë një qytetare e Korçës. “Ka 6-7 ditë që vetëm më llambë të kuqe po eci”, thotë një tjetër banor. “Vetëm për punë, për fëmijët kur ka qenë ftohtë, detyrohemi që të marrim makinën”, thotë një tjetër qytetar.


Edhe në Gjirokastër është thuajse e njëjta situatë. Edhe atje, nga pikat e karburantit raportohet se konsumohet rreth 30% më pak. “Edhe rrugës ecim me makinë gjysmë të fikur, gjysmë të ndezur”, thotë një banor.

Ndërkohë, në disa prej pikave të furnizimit në Gjirokastër ka pasur mungesë të gazit të lëngshëm. Kjo pasi tregtarët nuk mund të furnizohen sepse çmimi me shumicë është më i lartë se ai i caktuar nga qeveria për t’u shitur me pakicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori