Është e mundur të kapërceni stresin dhe ankthin me ngjyra
Kjo quhet kromoterapi, një disiplinë holistike që ne e aplikojmë shpesh në botën e dizajnit të brendshëm.
Disa tone njihen vërtet për efektin e tyre qetësues dhe relaksues, ndërsa të tjerat kanë rolin të na emocionojnë dhe na japin energji.
Siç është vërtetuar shkencërisht se hapësira jonë e jetesës ndikon në gjendjen tonë shpirtërore, të dyja shkojnë domosdo krah për krah, transmeton Telegrafi.
Në zyrë, në këndin dedikuar për punën, ku presioni dhe stresi shumë shpesh sundojnë, duket e rëndësishme të zgjedhim ngjyrat që do të na relaksojnë, për të rritur përqendrimin dhe për të nxitur produktivitetin, të gjitha me një ton të qetë.
Cila ngjyrë e ‘ndrydh’ stresin në zyrë?
Kur bëhet fjalë për arritjen e një atmosfere paqeje dhe qetësie në hapësirën e punës, psikologia mjedisore Sally Augustin në rubrikat e The Healthy sugjeron që të shmangim ngjyrat e ngrohta që stimulojnë shqisat më shumë seç duhet, por të zgjedhim tonet e ftohta. Njëra rekomandohet veçanërisht.
Nuk do të ishte askush tjetër veçse bluja, e cila besohet se ndihmon në kontrollimin më të mirë të nervozizmit dhe përmirësimin e përqendrimit… por kjo nuk është e gjitha: “Studimet shkencore kanë treguar se bluja, veçanërisht bluja e akullt, ka fuqinë mahnitëse për të ulur presionin e gjakut dhe për të ngadalësuar rrahjet e zemrës”, shpjegon Sophie Mouton-Brizey në librin e saj La Deco des Emocionet.
Në mobile, sende dekorative, në mure apo letër muri, përqafoni ngjyrën blu në zyrën tuaj… /Telegrafi/