Derisa ende nuk dihet se si do të zbatohet urdhri i Gjykatës Speciale për kompensimin e viktimave në shumë prej 207 mijë eurove në rastin e Sali Mustafes nga Fondi për të drejtën Humanitare thonë se duhet krijuar një fond që kompenson edhe viktimat që kanë marr këtë status në Tribunalin ndërkombëtar penal të ish Jugosllavisë. Ministria nuk ka në plan diçka të tillë.
Më shumë se një vit janë bërë se Gjykata Speciale në Hagë kishte nxjerr një urdhër në rastin e Sali Mustafës, për të kompensuar viktimat në shumën prej 207 mijë eurove.
Në prill të 2023, kur ishte komunikuar ky urdhër i kësaj gjykate ishte thënë se Mustafa nuk ka mundësi të bëjë kompensimin e kësaj shumë, prandaj ishte kërkuar nga autoritet e Kosovës, të krijojnë një mekanizëm për zhdëmtim të viktimave të Speciales.
E krijimi i një mekanizmi të tillë, po vazhdon të kërkohet edhe më tutje, nga Fondi për të Drejtën Humanitare të cilët thonë se pos kësaj duhet krijuar fond edhe për kompensimin e viktimave që e kanë fituar këtë status në Tribunalin e Hagës.
“Një mundësi një opsion i mundshëm do të ishte themelimi i një fondi vetëm për viktimat e krimeve të luftës, që janë konfirmuar si viktima nga gjykatat vendore, dhomat e specializuara apo tribunali penal për ish jugosllavi, që të kenë mundësi viktimat që janë konfirmuar të aplikojnë për një reparacion, sigurisht nëse merren këto gjykata ku fond do të duhej të kishte mjete të shumta, apo milionëshe”, ka thënë Bekim Blakaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.
Sipas avokatit Arber Jashari, krijimi i një fondi do ta lehtësonte punën, por shton se viktimat mund të kërkojnë kompensime edhe përmes gjykatave vendore.
“Si mekanizëm edhe Gjykata Speciale e ka paraparë që viktimat e krimit mund të kërkojnë dëmshpërblim përmes konteksteve civile përmes gjykatave të Kosovës, edhe kjo është një formë ku viktimat e krimit mund të kërkojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Arber Jashari – avokat.
I të njëjtit mendim është edhe ish-avokati i Popullit që shpjegon se kompensimi i viktimave, mund të bëhet edhe përmes legjislacionit në fuqi që e ka Kosova.
“Është ekskluzivisht në mandatin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për të kompensuar viktimat megjithëse edhe ligji kur është miratuar edhe buxhetin e ka paraparë në formën çfarë e ka parapare mirëpo jo edhe viktimat por edhe në rastet kur personat që akuzohen nga prokuroria e specializuar të kompensohen për paraburgim të paligjshëm individualisht pra është e dy anshme dhe mendoj se është në kuadër të dhomave”, ka thënë Hilmi Jashari – ish avokat i Popullit.
Megjithatë nga Ministria e Drejtësisë thonë se nuk kanë plan të krijojnë një fond të veçantë, sepse aktualisht legjislacioni në fuqi në Kosovë rregullon këtë dhe të njëjtën ua kanë sqaruar edhe Dhomave të Specializuara.
Sa i përket pyetjeve tuaja dhe çështjes së kompensimit të viktimave të krimit, Ju lutem t’i referoheni Ligjit për kompensimin e viktimave i cili parasheh veprat të cilat kompensohen si dhe procedurat e kompensimit. Gjithashtu, Ju informojmë se Ministria e Drejtësisë ka ofruar një përgjigje tek Dhoma e Specializuar në lidhje me atë se si e rregullon legjislacioni i Republikës së Kosovës çështjen e kompensimit, duke përfshirë kriteret si dhe procedurën. Legjislacioni në fuqi nuk parasheh që të ketë ndonjë fond të veçantë në kuadër të Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të akuzuar dhe si rrjedhojë nuk ka pranuar asnjë kërkesë për kompensim financiar të viktimave. Ministria e Drejtësisë vepron vetëm në përputhje me përgjegjësitë dhe legjislacionin në fuqi”- Ministria e Drejtësisë.
Së fundmi krijimin e një fondi të tillë, për kompensimin e viktimave e kishte kërkuar edhe Ambasada gjermane në Kosovë, duke thënë se kjo çështje është “jetësor për një qasje vërtetë të orientuar nga viktimat, veçanërisht kur autorët e krimit nuk kanë mjete financiare për ta realizuar kompensimin.”/Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht