Në shtëpinë unike, e cila ngrihet mbi kurorën e pyllit Barvikha, jeton njeriu të cilin ajo, dikur, e ka quajtur James Bond-i rus

Biznesmeni Vladislav Doronin, pronar i shumë kompanive dhe zinxhirëve të hoteleve luksozë “Aman”, ka kërkuar nga arkitektja e famshme që të projektojë shtëpinë e tij të ëndrrave, në të cilën do të ndihet i lirë dhe do të zgjohet me shikim qetësues në qiell, transmeton Telegrafi.


1sddfdf

Koncepti, për këtë projekt të pazakonshëm është quajtur “Capital Hill Residence”, ka lindur gjatë takimit të Doroninit dhe Zahas në Londër, ndërkaq dizajni i parë i shtëpisë është vizatuar në një salvetë letre.

2hghghg

Duke pasur parasysh lokacionin malor, Zaha ka ideuar shtëpinë e pazakonshme të lartë në mënyrë që të ngrihet mbi pemët e pishave.

Apartamenti kryesor qëndron “pezull” në lartësi prej 22 metrash, duke i ofruar pronarit qetësi të plotë.

3ghghg

Segmentin e poshtëm të shtëpisë e përbëjnë tri kate të ndërtuara pjesërisht në kodër, me fasada të pjerrëta xhami dhe kulme të gjera në formë të çrregullt.

Në katin përdhes janë të vendosura dhoma e ndejës dhe kuzhina, ndërsa dhomat e fëmijëve në katin e parë.

5hghgh

Shtëpia ka hapësira të shumta për argëtim, pishinën e mbyllur, qendrën e fitnesit, hapësirat për masazh, saunën dhe hamamin, bibliotekën, dhomat për mysafirë dhe klubin e natës

Kjo shprehje e llojit të vet, është stili i pronarit, i cili gjatë tërë jetës i është përkushtuar hotelerisë...

/Telegrafi/