Jo gjithmonë punët shkojnë mirë kur bën një shpikje të madhe. Ka krijues të tjerë që, pavarësisht se me shpikjet e tyre kanë ndryshuar jetën tonë, prapë xhepat i kanë bosh. Shkaqet e këtij dështimi mund të jenë që nga përtacia, çështjet politike e deri te bujaria e tyre
A mund të na bëjë të pasur një ide e mirë? Disa shpikësve u ka ndodhur diçka e tillë. Zotëruesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, 12 vite nga shpikja e rrjeteve sociale, konsiderohet si njeriu i pestë më i pasur në botë, me një pasuri që shkon deri në 52.5 miliardë dollarë.
Por jo gjithmonë punët shkojnë kaq mirë. Ka krijues të tjerë që, pavarësisht se me shpikjet e tyre kanë ndryshuar jetën tonë, prapë xhepat i kanë bosh. Shkaqet e këtij dështimi mund të jenë që nga përtacia, çështjet politike e deri te bujaria e tyre. Më poshtë janë 7 prej tyre.
Karta e kreditit
Pa Ron Klein-in, ndoshta sot nuk do ta kishim kartën e kreditit. Pikërisht ai e shpiku metodën e kodifikimit të rripit magnetik me informacione të thjeshta, si p.sh., një numër llogarie i vendosur në pjesën e pasme të kartave të debitit dhe kreditit.
E pavarësisht rëndësisë së shpikjes së tij, kurrë nuk mundi të bënte dot para. Dhe me këtë lloj shpikjeje, fitimet do të ishin të mëdha, edhe pse ai i pasur u bë për shkak të gjetjeve të tjera, si software-t e përdorur në botën e financës dhe bursave.
Patatinat e ambalazhuara
Patatinat e skuqura të prera hollë janë ndoshta një nga shpikjet e pakta të bëra për inat të dikujt tjetër. Kur punonte si shef në “Moon Lake House” në vitin 1853, George Crum i shërbeu një pjatë me patate të skuqura një klienti që ankohej se patatet ishin shumë të buta dhe të trasha. I inatosur, Crum-i i preu patatet aq të holla sa ato dolën si gjethe dhe i shërbeu. Më pas, kur hapi restorantin e tij, ai i quajti “Saratoga Chips” dhe e shpërndante një pjatë në çdo tavolinë. Ato u pëlqyen shumë. Metodën e tij e aplikuan edhe restorante të tjera, pa ia njohur meritat e kësaj recete.
Shkrepëset
Shpikësi dhe kimisti anglez, John Walker, krijoi shkrepëset moderne dhe nisi t’i shiste ato në 1827 në vendlindjen e tij, Stockton. Për fat të keq, ai nuk ishte i kënaqur për shpikjen e tij, që e bëri duke përzier kalium dhe antimon dhe kurrë nuk e patentoi, edhe pse shkencëtarë e miq të shumtë e nxitën ta bënte. Ai nuk mori as famë dhe para për shpikjen, ndërsa pas vdekjes së tij 1859, u mor vesh se ai ishte i pari që i krijoi dhe i shiti.
Kallashnikovi
Shpikja e armës automatike më të fuqishme në botë, nuk i solli diçka të mirë Mikhail Kalashnikov-it. Ai e krijoi AK-47 ndërsa punonte si dizajner armësh për Bashkimin Sovjetik në 1947.
Kjo pushkë automatike edhe sot vazhdon të mbahet nga ushtarë, luftëtarë të lirisë, terroristë, trafikantë dhe keqbërës në të gjithë botën. Llogaritet se në tokë gjenden rreth 100 milionë kallashnikovë.
Kalashnikov-i punonte në Bashkimin Sovjetik e për këtë kurrë nuk pati vlerësim monetar, vetëm një brengë të madhe.
Pak muaj para vdekjes së tij, më 2013, i shkroi një letër Kishës Ortodokse ruse ku kërkoi falje për shpikjen e tij, sepse ndihej përgjegjës për vdekjet e shumta nga arma.
Mausi i kompjuterit
Klikun që keni bërë për ta lexuar këtë shkrim, e keni dhuratë nga Douglas Engelbart-i, përcjell GSH. Ai e krijoi mausin në 1968, mes shpikjeve të tjera si hiperteksti, ekranet e ndara, e madje edhe video-konferenca.
Edhe pse zotëron 20 patenta për shpikjet e tij, Engelbart-i kurrë nuk pati një për mausin. Ai e konsideronte një mjet që të funksiononte më thjesht kompjuteri i tij në 1964. Por kompania për të cilën punonte, “SRI”, licencoi mausin si shpikje dhe ia shiti më pas “Apple” për rreth 40 mijë dollarë në atë kohë, e asnjë prej tyre nuk i shkoi shpikësit.
Tetris
Nëse ka një videolojë të famshme ende në ditët e sotme, ajo është Tetris. Loja ka shitur 7 milionë kopje dhe prodhoi miliarda dollarë që kur u shpik në 1984. Por ashtu si edhe Kalashnikov-i, edhe shpikësi i saj, Alexey Pajutnov, ishte shtetas i Bashkimit Sovjetik, atëherë i drejtuar nga Partia Komuniste që nuk favorizonte krijimin individual dhe i konsideronte të gjitha shpikjet si pronë të qeverisë. Loja u përhap në Perëndim nëpërmjet Game Boy, Nintendo, por Aleksei nuk pa asnjë rubël.
Qeveria sovjetike i premtoi shpërblim, por kjo nuk ndodhi pasi sistemit i erdhi fundi. Në 2004-n, ai ra në zotërim të krijimit të vet, por atëherë fiksimi për lojën kishte mbaruar.
Web-i
Tim Berners Lee ishte një fizikan i ri që punonte te Cern në Gjenevë, kur në 1989 pati idenë për të krijuar rrjetin e gjerë botëror (ueb). Sipas tij, programi do të shërbente për të gjurmuar marrëdhëniet komplekse mes njerëzve, idetë dhe projektet kompjuterike të komunitetit të jashtëzakonshëm të shkencëtarëve. Pra, përdorimi do ishte personal. Më pas në vitin 1989, ai propozoi të krijohej një hapësirë e përbashkët, ku informacionet të ishin në dispozicion të të gjithëve. Ai kurrë nuk e patentoi shpikjen që bëri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vogëlushja përshkroi sinqerisht se si është të vraposh
Dita Kombëtare e Tulipanëve shënon fillimin e sezonit dhe 750 vjetorin e Amsterdamit
Një lopë kishte vendosur të bënte një shëtitje nëpër një qytet të Kansasit, policia tregon se si “e bindën” kafshën, para se ta fusnin në një rimorkio
Këlyshi i sëmurë rëndë, nëna e tij vendosi ta çonte vetë në spital – befasoi veterinerët
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
Astronautët e NASA-s do të përballen me pasoja të tmerrshme nëse nuk e bëjnë këtë veprim pasi të kthehen
Vogëlushja përshkroi sinqerisht se si është të vraposh
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA
Njerëzit janë shumë të zënë për t'u larë? Krijohet 'lavatriçja' e parë për njerëzit - ja kur pritet të dalë në treg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!