LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtimi i Projektligjit për Trustin, Haxhiu: Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme e qëllimshme

Shqyrtimi i Projektligjit për Trustin, Haxhiu: Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme e qëllimshme

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës këtë të hënë ka dështuar të mbahet, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mënyrë, Kryesia nuk ka arritur të shqyrtojë Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

E sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh iniciues i kësaj nisme, Bekim Haxhiut, mungesa e kuorumit po bëhet qëllimshëm nga pushteti.


“Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjësi e pushtetit 50.24%, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të jetë të enjten, kurse seanca e re për Trustin do të përcaktohet të hënën e javës së ardhshme.

“Ditën e hënë [të javës së ardhshme], do ta përcaktojmë edhe rendin e ditës për seancën e radhës në të cilën do të trajtohet një pikë e cila për një kohë të gjatë janë duke e pritur padurim, ajo e Trustit. Deri në 30 për qind kemi pësuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, ku e konsiderojmë se kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme, e me gjasë do të jetë dita e enjte”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori