Një studim i fundit i shoqatës Albanian Food Industry nxorri në pah se produktet që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona, në një pjesë të mirë të rasteve dështojnë në testet e sigurisë. Të pakta janë ato ushqime të cilat nuk kanë shfaqur probleme dhe përmbushin standardet e kërkuara dhe kjo më shumë lidhet me frutat dhe lëngjet e tyre.
“Nga gjetjet rezulton se kategoria fruta-perime është 100% pa probleme dhe me parametra brenda normave evropiane. Ky është një tregues pozitiv përsa i përket kësaj grup kategorie që tregon se fermerët apo kompanitë që merren me kultivimin e fruta perimeve janë të kujdesshëm në përdorimin e substancave gjatë mbjelljes, rritjes dhe kultivimit të tyre. Përsa i përket kategorisë së lëngjeve të frutave, 100% e tyre rezultuan me nivelin e metaleve në përbërjen e tyre, brenda normave. Kjo tregon që prodhuesit janë të ndërgjegjshëm përsa i përket lëndëve të para, kushteve higjeno-sanitare në stabilimente, përbërësve dhe paketimit të kësaj kategorie”, thuhet në studim
Mishi me ngjyrues
I njëjti studim mori në analizë produktet e kategorisë së mishit, ku të paktën 15 % e produkteve të analizuara rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale. “Kjo tregon që kushtet higjeno sanitare në të cilin ruhet, transportohet apo përpunohet mishi nuk janë sipas parametrave të lejuar nga normat kombëtare dhe ndërkombëtare. 20% e tyre rezultoi me prezencë të mundshme të ngjyruesit E 120. Ky element shërben për ta bërë mishin të duket sa më i freskët” – thuhet në studim. Por pavarësisht elementëve të mësipërm duket se njëri nga kampionet e marrë për testim ka rezultuar pozitiv edhe ndaj salmonelës.
Vaj i ullirit shitet si i tillë, por nuk është në të vërtetë
“Përsa i përket vajrave të analizuar, parametrat e tyre rezultuan brenda normave për 80% të tyre. Për një nga vajrat e ullirit të testuar, rezultoi se parametrat e tij nuk përputhen me ato të vajit të ullirit, ekzaminimi spektrofotometrik dhe metilet e jashtme të acideve yndyrore rezultuan jashtë normave. Përqindja e ulët e acidit oleik tregon se ky nuk është vaj ulliri. Kjo tregon që subjekti në kundërshtim me ligjin tregton një produkt që etiketa nuk përputhet me përmbajtjen” – thuhet ne studim
Qumështi me aflatoksinë dhe gjalpi me vaj palme
Në analizë janë marrë qumështi dhe nënproduktet e tij ku nga 8 produkte dhe nënprodukte të dy prej tyre (25 %) rezultuan me aflatoksinë, (një nga produktet e qumështit të testuar dhe një nga produktet e kosit). “Alflatoksina M1 gjendet tek produktet e bulmetit dhe është një nga toksinat më të rrezikshme që ekzistojnë. Ajo mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë dhe kancer që rezulton nga aktivizimi i P450 në epoksid i cili prek 28 ADN. Ndërsa qumështi i fshatit i tregtuar në bidon 1.5 kg rezultoi me ngarkesë të lartë mikrobiale. Kjo tregon që procesi i mjeljes, transportit paketimit, dhe/ose ruajtjes nuk i respekton parametrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Një nga produktet e gjalpit me sasi të acidit oleic më të lartë se normat e lejuara ndërsa një nga produktet e djathit me sasi të acidit palmitic më të lartë se normat e lejuara. Kjo tregon që subjekti në kundërshtim me nenin 36 të ligjit të ushqimit nuk tregon përbërësin ‘vaj palme’ në etiketë. Produktet e tjera nuk paraqesin probleme” – nënvizon studimi.
I njëjti publikim nënvizon rolin që kanë institucionet që kontrollojnë zinxhirin ushqimor i cili shfaq problematika që lidhen nga mbivendosja e kompetencave tek mangësitë ligjore si dhe njohuritë e cunguara të stafeve që vijnë si efekt i paqëndrueshmërisë së tyre në detyrë nga lëvizjet e shpeshta. Në fund studimi rekomandon edhe disa masa që mund të merren për të përmirësuar sigurinë ushqimore. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës