Shqipëria po prezanton potencialet e saj turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB BERLIN”, i cili hapi dyert më 8 mars dhe do të mbyllet më 12 mars 2017. Në këtë panair marrin pjesë rreth 187 shtete, dhe afro 6000 përfaqësues të mediave të ndryshme prestigjioze.
Shqipëria prezantohet këtë vit me një stendë 120 metra katrorë, ku një numër mjaft i konsiderueshëm vizitorësh kanë frekuentuar hapësirën shqiptare në panair, që në ditën e parë.
Stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që prezanton Shqipërinë, ka shpërndarë informacion të plotë si dhe materiale të ndryshme promocionale për të gjithë pjesëmarrësit për ta njohur sa më mirë Shqipërinë dhe ofertën turistike të saj.
Në ditën e parë u realizuan një sërë takimesh të rëndësishme me subjekte dhe personalitete të ndryshme, ku mund të përmendim takimin me Ministrin e Turizmit të Italisë Dario Franchescini si dhe Presidentin e Organizatës Botërore të Turizmit Taleb Raif, të cilët vlerësuan rolin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për impulset shumë pozitive që po i jep së fundi zhvillimit të Turizmit në Shqipëri.
Grupet kryesore të interesit u interesuan mbi mundësitë e organizimit nga ana e vendit tonë të tureve familjarizuese me media dhe operatorë turistike nga vende të tilla si Gjermania, Sllovenia, Zvicra , Polonia, etj
Një vend të rëndësishëm zunë gjatë takimeve të ditës së parë përfaqësuesit e kompanive PR dhe të Marketingut nga vende e tregje të ndryshme, të interesuar për të nxitur turizmin me vendin tonë, si nga Anglia, Gjermania, Finlanda, Kina, Polonia etj.
Media të njohura si: BBC, TV 20minutes etj, ishin pjesë e intervistave të dhëna nga AKT gjatë ditës së parë të Panairit.
e mjaft interes ishin takimet e zhvilluara me dy operatorë të rëndësishëm nga Polonia, të cilët tashmë operojnë me fluturime charter drejt vendit tonë, duke sjellë kështu vizitorë nga Polonia dhe Republika Çeke.
ITB Berlin është panairi i radhës ku Shqipëria po prezantohet këtë vit, duke nisur me Utreht Holandë, CMT Shtutgard, IMTM Izrael, IFT Beograd, Nature Alps Slovenia ndërsa promovimi i Shqipërisë do vijojë së afërmi me Moskën dhe vende të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë