Shqipëria me 2.85 milionë banorë?

Sipas të dhënave, rreth 53 për qind e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 43 për qind në zonat rurale të Shqipërisë.
Sa i përket numrit të banesave, INSTAT njofton se janë regjistruar 1.075.881 të tilla në mbarë vendin. Ndërkohë, sqarohet se përpunimi i të dhënave vijon për të dhënë më vonë rezultatet përfundimtare.
Aleanca Kuq e Zi reagoi pas publikimit të rezultateve, duke theksuar se me këto shifra u përmbush dëshira e Greqisë dhe e Serbisë.
"Shqiptarët janë popullsia më e lartë në rajon me rreth 10 milionë banorë, ndërsa INSTAT nxori të kundërtën. Këto të dhëna dëmtojnë interesat e shqiptarëve", thuhet në reagimin e Aleancës, transmeton TCh.
Në mbledhjen e qeverisë, për rezultatet e regjistrimit foli edhe kryeministri Sali Berisha.
"Ky është censusi i parë i vërtetë modern i shqiptarëve. Shpreh falënderimin e qeverisë shqiptare për të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë proces faktik", tha Berisha, sipas të cilit të dhënat paraprake kanë një tregues pozitiv dhe për herë të parë popullata e qyteteve dominon mbi zonat rurale. /Telegrafi/




















































