Paratë në futboll nuk janë gjithçka, por të ndihmojnë për të ecur përpara.
Ky nuk është rasti për Shqipërinë, e cila për herë të parë arriti të siguronte pjesëmarrjen e saj në një kompeticion evropian. Në specialen e gazetës italiane “Gazzetta Dello Sport”, Kombëtares shqiptare i është kushtuar një hapësirë e veçantë pikërisht për këtë fakt.
Gianni de Biasi arriti të kualifikonte për në Evropian një skuadër, e cila vlen 44.2 milionë euro dhe do të përballet me ekipe që vlejnë miliona euro. Vetëm Paul Pogba vlen sa dyfishi i kuqezinjve, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse në dy ndeshjet miqësore të luajtura mes Shqipërisë dhe Francës, këta të fundit nuk arritën të fitonin asnjë prej tyre.
Shpirti, sakrifica, zemra dhe puna e palodhur në fushën e lojës nga lojtarët kuqezinj zhvlerësuan në 180 minuta klasin, potencialin dhe “grisën” milionat e Francës dhe shumë kombëtareve të tjera që kishin në grup.
Vlera e lojtarëve
Lojtari më i kushtueshëm në radhët e Kombëtares shqiptare është mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj. Nga faqja e specializuar për vlerat e kartonëve të futbollistëve, “transfermarkt”, Hysaj vlerësohet 9 milionë euro.
Megjithatë, presidenti i napolitanëve nuk ka ndër mend ta largojë për një shifër të tillë. Ai kërkon 20 milionë euro për ta lënë futbollistin shkodran të transferohet në skuadrat që kanë shfaqur interes për të.
Në treshen e lojtarëve më të kushtueshëm të Shqipërisë renditen Etrit Berisha dhe Taulant Xhaka, përkatësisht me nga 4 milionë euro. Pas tyre, Kaçe vlerësohet me 3 milionë euro dhe Gashi me 2.75 milionë.
Lojtari me vlerën e kartonit më të ulët në Kombëtaren shqiptare është Ansi Agolli me 300 mijë euro.
“Ne jemi një skuadër që i dimë limitet tona dhe punojmë gjithmonë për të bërë më shumë sesa mundemi. Do kërkojmë t’u hapim punë të gjithë rivalëve”, thotë gjithmonë De Biasi në konferencat për shtyp. Duket qartazi. Kjo është kryefjala me të cilën ai dërgoi në Evropian ekipin që vlen sa gjysma e kartonit të Paul Pogbas.
Vlera e kartonëve të lojtarëve të Kombëtares
Lojtari Vlera
PORTIER
Etrit Berisha 4mln €
MBROJTËS
Elseid Hysaj 9 mln €
Lorik Cana 1 mln €
Mërgim Mavraj 1.6 mln €
Ansi Agolli 300 mijë €
Frederic Veseli 800 mijë €
Arlind Ajeti 1 mln €
Berat Gjimshiti 1 mln €
Naser Aliji 700 mijë €
MESFUSHORË
Burim Kukeli 500 mijë €
Taulant Xhaka 4 mln €
Ledian Memushaj 1.4 mln €
Amir Abrashi 2.25 mln €
Migjen Basha 800 mijë €
Ergys Kaçe 3 mln €
Andi Lila 700 mijë €
Ermir Lenjani 1 mln €
SULMUES
Shkëlzen Gashi 2.75 mln €
Odise Roshi 450 mijë €
Milot Rashica 2 mln €
Sokol Cikalleshi 2.3 mln €
Armando Sadiku 750 mijë €
Bekim Balaj 2 mln €
Rei Manaj 1 mln €
(Tabelë e publikuar në “Gazzetta Dello Sport”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame