LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria kryeson mes 15 destinacioneve për t’u vizituar

Shqipëria kryeson mes 15 destinacioneve për t’u vizituar

Po mendon se ku do t’i kalosh pushimet e 2018 dhe nuk di çfarë vendi të vizitosh?

Agjencia italiane e udhëtimeve Volagratis.com ka hartuar një listë me 15 vendet më në tendencë për 2018, një përzierje mes destinacioneve që kanë parë një rritje të konsiderueshme në rezervime dhe sipas të dhënave të personave që kanë shfletuar në këtë faqe të famshme në internet.

Në vendin e parë renditet Shqipëria, e cila ruan një raport të shkëlqyeshëm të cilësisë dhe çmimeve, historisë dhe traditave, si dhe bregdetit të mrekullueshëm. Gjatë 2017 numri i vizitorëve u dyfishua, krahasuar me vitin e kaluar.


Historia dhe traditat, por mbi të gjitha natyra dhe plazhet që të lënë pa frymë, që nuk i kanë asgjë zili atyre të Tropikëve: Shqipëria është në krye të listës Top 15 të Volagratis.com, në sajë të raportit të shkëlqyer të cilësisë dhe çmimeve.

Agjencia italiane sugjeron turistët për të vizituar Shqipërinë gjatë korrikut dhe gushtit, pasi janë muajt kur dielli është i garantuar dhe deti është më i ngrohtë. Por edhe në pjesën tjetër të vitit, Shqipëria ende ofron një larmi të jashtëzakonshme të peizazheve dhe territoreve. Për ata që duan të përfitojnë nga çmimet më të ulta, shtatori është koha e duhur.

Në vendin e dytë gjejmë Tanzaninë, mbretërinë e natyrës së paprishur që tërheq më shumë aventurierët me ofertën e saj të pasur të safaris, trekking, snorkeling dhe zhytjes me breshka. Ndërsa në vendin e tretë është Bjellorusia, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorët italianë falë kështjellave të mrekullueshme.Në listën e  Top 15 të Volagratis.com përfshihen edhe Moldavia, Oman, Kroacia, Namibi, Birmania,Bullgaria, Finlanda, Uzbekistan, Maqedonia, Belgjika, Republika Çeke dhe Jordania.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori