Shqipëria kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë garanci se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj thekson se Kosova duhet të ndërmarrë hapat për të punuar në projektstatutin e prezantuar në tetor nga emisarët euro-amerikanë.
Malaj thekson se Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën për zbatimin e marrëveshjes bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin.
Diplomati shqiptar në Prishtinë në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes këtyre dy vendeve, si dhe për hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe impaktin e saj në aspektin ekonomik në të ardhmen.
“Janë gjëra të marra përsipër, po flas në këtë rast për Kosovën e mos të flas për Serbinë dhe padyshim që Serbia vendos ngërçet e veta dhe asnjë herë nuk shkon më tej, sa thotë ‘po’, e thotë ‘jo’ të nesërmen. Unë dua të them që Kosova duhet hedh hapat e saj dhe Shqipëria në fakt ka qenë në këtë suazë ose në këtë kahe të veprimit politik këtu në Kosovë ku ka mbështetur planin franko gjerman dhe bërjen e Asociacionit.
Kryeministri jonë (Edi Rama) ka paraqitur edhe një draft, por nuk ishte e thënë që të ishte ai draft. Kosova mund ta bëjë vetë draftin apo në rastin konkret që i është servirur nga aleatët ndërkombëtar. Por, unë di të them që Kosova e ka hedhur hapin e duhur dhe kryeministri jonë e ka mbështetur këtë gjë. Kryeministri Rama duke thënë që “Kosova tashmë ka bërë atë që duhet të bëjë, mirëpo ngelet të bëhet implementimi i saj. Kuptohet që aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, QUINT-i të gjithë e kanë thënë dhe e thonë fort që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nga ana tjetër duhet patjetër të ekzekutohet patjetër duke shkuar në Gjykatën Kushtetuese, duke marrë vërejtjet siç po ndodhë”, thekson Malaj.
Ambasadori Malaj ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin politik konsiderohen të jenë ndër më të mirat e mundshme që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.
“Marrëdhëniet janë shumë të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë. E them këtë edhe nga marrëdhëniet që kam me politikën këtu në Kosovë, por edhe me njerëzit e thjeshtë, kështu që ato janë të mira dhe janë më të mirat e mundshme ndoshta që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është edhe fjala që kam marrë edhe nga politikanët këtu në Kosovë. Gjithçka funksionon, gjithçka ka atë lidhjen e vet në fusha të ndryshme qoftë për siguri, bashkëpunimin tregtarë, rend e shëndetësi, arsim dhe kulturë. A ka mundësi për të bërë shumë më tepër pa dyshim që ka, prandaj, janë institucionet qoftë në Kosovë dhe Shqipëri”, thotë Malaj.
Diplomati shqiptar, Petrit Malaj thekson po ashtu se mbi 50 marrëveshje të nënshkruara mes dy qeverive shqiptare kanë nisë të zbatohen.
“Kemi shumë marrëveshje të nënshkruara mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Kam parë realizimin e tyre faktik. Rreth 54 marrëveshje nëse nuk gaboj prej tyre. Ndërsa, jemi duke parë atë që na ka ngecur dhe pse ka ndodhur pa ecur më tej. Prandaj jam këtu pikërisht për të ndikuar për t’i zbutur këto situata ngërçi që mund të jenë ndonjë moment tek ndonjë marrëveshje, të cilat në shumicën e rasteve ngelin nga situata burokratike, por jo për vullnet dhe dëshirë”, thekson ai.
Sa i përket hekurudhës Prishtinë – Durrës, një muaj më parë është shpallur kompania fituese e cila do të realizojë studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore e cila pritet te këtë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e dy vendeve, Kosovë-Shqipëri.
Këtë projekt për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, Malaj e ka quajtur madhor për zhvillim ekonomik.
“Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë është jetik, është domosdoshëm, nuk është vetëm shpirtëror, por është ekonomik, ka të bëjë me zhvillimin e dy vendeve… Kam takuar një nga ministrat e Qeverisë Kurti, pikërisht kemi biseduar edhe për investimet e tjera në infrastrukturë siç është edhe projekt ideja e hekurudhës Prishtinë-Durrës, kjo është një gjë madhore për zhvillimin ekonomik. Ajo do të sjellë zhvillim jo vetëm nga pikëpamja e lëvizjes së lirë dhe njerëzve, por edhe lëvizjes së mallrave…
Është e rëndësishme që po punohet, ishte një ide, më në fund gjeti terren. Tani po punohet dhe implementimi i saj do të fillojë menjëherë sa po të mbarojë ky fizibilitet projekti dhe më pas fillon ndërtimi i saj”, theksoi ai.
Ndërkaq, sa i përket raporteve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, Malaj thotë se vendi i tij ka rritur eksportet drejt Prishtinë për 20 për qind gjatë vitit 2023.
“Ne presim më shumë, por nga viti në vit nuk ka pasur një vit që të ketë qenë me rezultat negativ. Për çdo vit ka pasur rritje. Vjet ka qenë raporti tregtar ka qenë më i madh se sa parvjet, sivjet është rreth 20 për qind më i madh bilanci tregtar. Është me rëndësi që Kosova duhet të rrisë importet më shumë drejt Shqipërisë, ka eksportuar, por duhet të rrisë importet drejt Shqipërisë.
Nga ana tjetër edhe Shqipëria ka vend edhe më shumë për të bërë për ta ngritur këtë 20 për qindësh edhe më shumë gjatë vitit 2024… Mund të jetë një nga shkaqet (ndalimi i importit nga Serbia) që ka ndikuar në rritjen e importit të Kosovës nga Shqipëria. Nuk është importuar aq shumë nga Serbia dhe mund të jetë një nga shkaqet, megjithatë do të thoja se nuk është dominant”, theksoi ai.
Diplomati shqiptar ka folur në fund edhe për turizmin, i cili theksoi se shqiptarët e Kosovës përveç që shprehin një dashuri të madhe për Shqipërinë, kanë dëshirë që edhe financat e tyre nga shpenzimet për pushimet e verës të mbesin në bregdetin shqiptar. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët