Korrupsioni mbetet ndër problemet madhore të vendit tonë, i evidentuar edhe në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për respektimin e të drejtave të njeriut përgjatë vitit 2015.
“Problem madhor me të drejtat e njeriut mbetet korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, sidomos në atë gjyqësor dhe shëndetësor.”, shkruhet në raportin e DASH.
Sipas DASH janë vetë autoritetet që shkelin të drejtat e njeriut në disa raste, dhe në për këtë i referohet personave të shoqëruar, atyre të arrestuar apo gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
“Gjithashtu, janë vënë re raste të mbajtjes nën arrest të personave pa asnjë bazë akuze”, thuhet në raportin e DASH, ku ngrihet edhe shqetësimi për kushtet në burgje.
Në këtë kontekst, edhe procedimi i personave që kanë kryer vepra penale – thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit – vijon të mbetet arbitrar.
“Ndjekjet ligjore dhe sidomos dënimet e zyrtarëve që kanë kryer shkelje kanë mbetur sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale,” nënvizon raporti. Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë.
Dhuna në familje dhe diskriminimi i gruas evidentohet gjithashtu si një problem në raportin e DASH. Vendi ynë vijon ende të numërojë raste të shumta të martesave me detyrim, shumë fëmijë detyrohen të lypin në rrugë, veçanërisht nga komuniteti rom. Në raport flitet edhe për trafikimin e fëmijëve dhe grave për qëllime seksuale apo pune.
“Margjinalizimi dhe abuzimi me romët dhe egjiptianët është problem serioz. Përmendim këtu edhe shembjen e vendbanimeve të tyre pa asnjë bazë ligjore. Ka fëmijë që shfrytëzohen për punë, siguracionet nuk paguhen dhe puna në të zezë ndëshkohet rrallë”, shkruan DASH.
Qeveria, shkruan DASH, ka bërë pak sa i përket çështjes së pronave të bllokuara nga diktatura komuniste, “ka ende zvarritje dhe shkelje në këtë drejtim”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?