Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.4 për qind. Krahasuar me muajin Dhjetor 2012, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.2 për qind pasuar nga grupi ”Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.5 për qind, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.3 për qind, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.3 për qind, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin ”Komunikimi” me 2.9 për qind pasuar nga grupi ”Shëndeti” me 1.5 për qind, ”Transporti” me 1.2 për qind etj",ka njoftuar INSTAT.

Rritja vjetore në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi ”Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.4 për qind. Në këtë grup çmimet e zarzavateve janë rritur me 23.2 për qind dhe çmimet e frutave me 13.2 për qind. Rritja e çmimeve të grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0.2 për qind në ndryshimin vjetor.


Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 8.0 për qind. Çmimet e grupit ”Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar gjithashtu me 0.4 për qind. Në këtë grup çmimet e materialeve për mirëmbajtjen e shtëpisë u rritën me 2.6 për qind dhe çmimi i ujit të pijshëm me 1.8 për qind.

Çmimet e ulëta të grupit ”Veshje dhe këpucë” kanë ndikuar me – 0.2 për qind në ndryshimin vjetor. Në këtë grup çmimet e veshjeve u ulën me 3,9 për qind dhe çmimet e këpucëve me 2.1 për qind.

Në dhjetor 2013 ndryshimi mujor i indeksit është 1.7 për qind. Rritja mujore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi ”Ushqime dhe pije joalkoolike me 1.5 për qind. Çmimet e zarzavateve u rritën me 26.1 për qind, vezëve me 9.1 për qind, frutave me 3.6 për qind, duhanit me 2.3 për qind.

Çmimet e larta të grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me 0.1 për qind në ndryshimin mujor. Në këtë grup çmimi i gazit të lëngshëm u rrit me 6.0 për qind dhe çmimi i druve të zjarrit me 4.1 për qind.

Nga ana tjetër çmimet e ulëta të grupit ”Transporti” kanë ndikuar me – 0.01 për qind në ndryshimin mujor. Çmimi i naftës u ul me 0.2 për qind dhe çmimi i benzinës me 0.1 për qind. /Telegrafi/