Në kryeqytetin shqiptar u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim hartimin e Planit të Bashkëpunimit Strategjik për periudhën 2025–2028.

Ky bashkëpunim nuk është thjesht teknik – është dëshmi e një marrëdhënieje të thellë vëllazërore, që ndërtohet çdo ditë mbi besim, respekt dhe një vizion të përbashkët për sigurinë e dy vendeve tona dhe të gjithë rajonit.


Në takim u theksua progresi i jashtëzakonshëm i FSK-së në modernizimin dhe profesionalizimin e saj.

Shqipëria konfirmoi angazhimin e saj për ta mbështetur Kosovën në çdo fushë: arsimim ushtarak, trajnim, shkëmbim përvojash dhe ndërtim kapacitetesh.

“Të vendosur për ta çuar edhe më tej këtë bashkëpunim – sepse bashkë jemi më të fortë!”, u tha në përfundim të takimit.