Nga: Kastriot Dervishi

Emërtesat e fshatrave apo qyteteve të vendit, janë në pjesën më të madhe të tyre në sllavisht. Për këtë arsye, pas shumë propozimesh dhe mendimesh, Parlamenti i Shqipërisë votoi ligjin “Mbi ndryshimin e emrave të disa qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve etj.”, i përcjellë me shkresën nr.119/1, datë 22.4.1937, shpallur nga Mbreti Zog më 5.5.1937.


Me vendimin nr.753, datë 6.7.1938, Këshilli i Ministrave miratoi listën me ndryshimet e emrave. Mbledhja në fjalë u drejtua nga ministri i Drejtësisë, Faik Shatku. Qeveria pasi studioi dosjen me emërtesat e reja të paraqitur nga komisioni i posaçëm i drejtuar nga Ajet Libohova. Komisioni i paraqiti listat me ndryshime më 21 tetor 1937, sipas prefekturave.

emertimet

Disa emra, si ishin dhe si u bënë:

- Velabishti - Dëfrimi
- Kuçova - Vajgurasi
- Polovona - Mezanj
- Çorovoda - Uji Mbret
- Bellova - Bardhusha
- Pollozhani - Kuqelinë
- Bulqizë - Bylmetaj
- Bradasheshi - Bregsheshi
- Tropoja - Trifushë
- Drashovicë - Drangaj
- Vodicë - Prrallaj
- Karbunari - Thingjillas
- Mavravë - Fitore
- Selenicë - Serishta
- Treblovë - Kështjellë
- Gorisht - Gurishte
- Zvërnec - Rrethujzë
- Cerkovinë - Gjeshtraj
- Pogradec - Përparim
- Derviçan - Kukël
- Frashtan - Arbëri
- Terihati - Terihati