Remitencat e pranuara në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës të cilat flasin për gjashtë muajt e parë të këtij viti, kanë shënuar rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Vlera e parave të dërguara nga qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, sipas këtyre të dhënave ishte 329.6 milionë euro, që paraqet një rënie vjetore prej 2.7 për qind.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, remitencat e pranuara në Kosovë, ishin 338.9 milionë euro.
Rënien e nivelit të remitencave, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e quan shqetësuese, për faktin siç thotë ai, “këto para janë një burim i rëndësishëm i financimit të konsumit në Kosovë”.
“Është një indikator që neve si Odë Ekonomike na ka shqetësuar, na ka shqetësuar nga vet fakti se ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore që Kosova të arrijë një stabilitet social dhe një qëndrueshmëri. Kjo rënie e remtiencave fillimisht ka të bëjë me faktin se ne si shtet nuk kemi treguar gatishmëri që t’i motivojmë edhe diasporën për të ndihmuar më tepër. E dyta është si pasojë e krizës financiare dhe globale ekonomike, e cila ka koston e vet”, thekson Gërxhaliu.
Në Ministrinë e Diasporës, rënien vjetore prej 2.7 për qind të remitencave nuk e konsiderojnë të lartë, megjithatë ata besojnë që janë disa faktorë që kanë ndikuar në këtë rënie.
Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, thotë se rënia e remitencave mund të ndërlidhet edhe me gjendjen jo stabile politike në të cilën ka kaluar Kosova gjatë periudhës së fundit.
“Po besoj që janë disa faktorë, një prej tyre është edhe situata politike e cila ka mbretëruar në vendin tonë gjatë këtij viti. Mos të harrojmë që gjendja politike që është në atdhe ndikon shumë më shumë në disponimin e bashkatdhetarëve tanë sesa tek ne që jetojmë në Kosovë. Megjithatë krahasuar me problemet që kemi pasur, shuma e mjeteve të dërguara është e kënaqshme dhe kjo si rezultat i punës që po bëhet për diasporën “, thekson Sheremeti.
Në analizat e kohëpaskohshme ku përfshihen edhe trendet e remitencave që bën Banka Qendrore e Kosovës, ishte thënë se në një periudhë afatmesme apo afatgjatë, mund të pritet që dërgesat e emigrantëve edhe mund të fillojnë të bien gradualisht për shkak të krijimit të gjeneratave të reja në diasporë dhe dobësimit të lidhjes ndërmjet diasporës dhe Kosovës.
Që diaspora të jetë më prezente në Kosovë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, thotë se këta qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës duhet të motivohen.
“Që të rritet interesi i diasporës për të mbështetur Kosovën në forma të ndryshme duhet më tepër transparencë, duhet më tepër dialog dhe duhet më tepër konkretizim i ofertës dhe i mundësive që duhet t’i ofrohemi përball diasporës”, thotë Gërxhaliu.
Ministria e Diasporës, ndërkohë, sipas këshilltarit të lartë politik të Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, është duke përgatitur programe të veçanta për kanalizimin e remitenacve në zhvillim ekonomik, kryesisht programe këto të cilat do të koncentrohen në bujqësi dhe teknologji informative.
“Diaspora është potenciali më i madh që shteti i Kosovës e ka, prandaj ka nevojë të punohet edhe më shumë. Ka nevojë që vetë Ministria e Diasporës të jetë më e fuqishme dhe më kompetente në punën e tyre. Për këtë edhe jemi ne fazën e hartimit të draft ligjit për diasporën i cili besojmë që do të shkojë në Kuvend në fillim të vitit të ardhshëm”.
“Me këtë ligj do të përcaktohen më saktë edhe kompetencat e ministrisë dhe politikat zhvillimore që Kosova do t’i ketë karshi diasporës qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik qoftë atë në kthimin e trurit dhe potencialeve tjera që ka diaspora”, thekson Sheremeti.
Në procesin e regjistrimit të diasporës, i cili ka filluar në vitin 2013 dhe është duke vazhduar, deri më tani janë regjistruar rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
Në bazë të regjistrimit të deritashëm, vërehet se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
“PASAPORTA MEET & GREET” me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Një përkushtim i ri – Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri